Ulet sipari i festivalit të këngës qytetare “Luleborë” në Shkodër

“Si atëherë të them të dua”, kënga e profesor Zef Çobës, me tekst të Xhahid Bushatit dhe e kënduar nga Laorjan Ejlli rrëmbeu çmimin e parë të festivalit “Luleborë”, që mbylli suksesshëm edicionin e tij të katërt.

16 interpretime u ngjiten për dy netë me radhë në skenën e teatrit “Migjeni”, në festivalin e këngës qytetare, duke bashkuar emra të njohur të këngës, kompozitor dhe tekstshkrues.

Laorjan Ejlli: “Ishte një këngë cilësore janë turbullirave të përditshmërisë sonë, të krijimtarisë së përditshme.”

Emocionues ishte edhe rikthimi në skenë së bashku pas afro 3 dekadash i motrave Ndoci, që jetojnë në Gjermani. Kënga e tyre “Mall për rrënjët” mori çmimin e tretë në këtë festival.

Drejtoresha e teatrit Rita Gjeka dhe kryetari i jurisë Markelian Kapedani, që prej 3 edicionesh rikthehet nga Italia për të qenë pjesë e festivalit, e cilësojnë këtë organizim, si qershia mbi tortë në kolanën e bukur të aktiviteteve që Shkodra organizon.

Rita Gjeka: ‘Luleborën’ e kemi  me të gjitha ngjyrat. Kemi nevojë që edhe këngët ti kemi me të gjitha ngjyrat.

Në qytetin e këngës e të humorit ky festival i parapriu festimeve që pas pak ditësh do të shënojnë 70 vjetorin e teatrit të Shkodrës.

SHKARKO APP