UNESCO merr në mbrojtje edhe pjesën shqiptare të liqenit të Ohrit

Liqeni i Ohrit është një nga vendet me bukuri magjepsëse në vendin tonë.

Në lidhje me liqenin e Ohrit Komiteti i Trashëgimisë ka marrë vendimin që ai të trajtohet dhe menaxhohet si një pasuri botërore e UNESCO.

Për Maqedoninë e Veriut është marrë vendimi që së bashku me liqenin është futur në listën e UNESCO edhe qyteti i Ohrit.

Kurse propozimi i palës shqiptare përfshin vetëm vijën e liqenit. Çka nënkupton se qytetit i Pogradecit, Lini dhe rrethinat e tij mbeten jashtë listës.

Kujtojmë këtu se besohet se liqeni i Ohrit është një nga liqenet më të vjetra në mbarë botën.

Mosha e tij llogaritet të jetë 2 deri më 5 milion vjet. Liqeni u krijua nga një shembje e tokës. Këtë e vërtetojnë aktivitetet e shumta tektonike si dhe ekzistenca e një mali prej 100 metrash nën nivelin e liqenit.

Po ashtu liqeni i Ohrit është shtëpia e shumë kafshëve endemike, të cilat vijnë vetëm në ujërat e tij.

Në këtë liqen rriten rreth rriten 40 specie të rralla, ndër më të njohurat dhe ekonomikisht më të rëndësishmet është Korani.

SHKARKO APP