“Urën e Kaçarellos”, monument kulture i kategorisë së parë

Monumentet e kulturës çdo ditë e më shumë po marrin vëmendjen e institucioneve dhe specialistëve përkatës.

Kjo pasi këto monumente janë një vlerë e shtuar për vendin tonë, si dhe përgjatë sezonit turistik i cili tashmë ka nisur pasi zgjojnë interesin e turistëve si vendas dhe të huaj.

Së fundmi, specialistët e monumenteve kanë monitoruar nga afër “Urën e Kaçarellos” për të përditësuar kartelën e këtij monumenti të rëndësishëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ura ndodhet në njësinë administrative Pogon, në përroin e Kaçarellos nën fshatin Hllomo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo krahinë njihet për bukuritë e shumta natyrore, të cilave ja shtojnë hijeshinë edhe monumentet e kulturës si kisha, ura dhe kroje monumentale.

Shqipëria është një mozaik vlerash si kulturore ashtu dhe historike dhe ne duhet të sensibilizohemi si qytetarë për t’i dashur dhe mbrojtur këto trashëgimi pasi janë një pasuri kolektive dhe një pasaportë e denjë për t’i treguar turistëve vlerat e kombit tonë. /a.g/ – atsh/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?