“Utopia and devolution” i jep Artan Shabanit çmim të parë në bienalen e Venecias

Punët e artistëve shqiptarë prezantohen në “Biennale internazionale di arti vizive” Villa Farseti, Venecia. Çmimi i parë u dha për artistin Artan Shabani me “Utopia and devolution”.

Artistët Artan Shabani, Agron Hoti, Alkan Nallabi, Eltjon Valle dhe Guri Bulollari ishin pjesë e kësaj bienale, ku merrnin pjesë dhe artistë të tjerë nga bota.

Pavioni i artistëve shqiptarë mori sërish vlerësim, dhe për artistin Artan Shabani kjo pjesëmarrje vjen në vijim të prezantimeve që artistët po vijojnë në aktivitetin e tyre.

Këtë herë në Venecia, Artan Shabani tregon se puna e tij vjen përmes 6 portreteve.

“Puna ime me gjashtë portrete të mëdha, që ishin vaj i thatë në pëlhurë,  është një koncept politik, që unë kam mbi neomenklaturën dhe quhet “Utopia and devolution”, një art i pastër dhe direkt utopik. Unë luaj me ambiungitetin e ngjyrës, me teksiturën, me materialin dhe me faktin historik”, shprehet Shabani.

Në vijim të aktivitetit të tij, si artist Artan Shabani së fundmi dhuroi një vepër të punuar prej tij për bamirësi. “Vepra ime u bë donacion, pra 100 përqind dhuratë sa i takon projektit në veri të Shqipërisë, ku familjet shqiptare prej janë në gjakmarrje. Paratë do të shkojnë në ndihmë të tyre. Kjo pikturë u shit diku te shifra 3500 euro në mbrëmjen gala, që u bë për ambasadorët e sportit shqiptar”, pohon Shabani.

SHKARKO APP