Vajza e Dritëro Agollit zbulon një fletë nga ditari i të atit: M’u hap një vidhë në tru
Vajza e shkrimtarit të ndjerë Dritëro Agolli, Elona Agolli ka treguar disa nga kujtimet e të atit.
Përmes një pasazhi të shkurtër nga ditari i shkrimtarit, Elona rrëfen një moment kur poeti Xhevahir Spahiu ishte i shtruar në spital dhe babai i saj e vizitoi në spital.
Më poshtë “TemA” po përcjell dialogun plot humor mes tyre:
“Në kohën kur poeti Xhevahir Spahiu kaloi një sëmundje jo të lehtë , Dritëroi , me optimizmin që e shquante në çdo situatē sado tē vështirë , i shkruante mikut të tij , Xhevos , plot humor :
“D : – Si je, o Xhevo?
Xhevua qesh .
D:-Jam Dritëroi. Mos u mërzit . Do të të hapet në mendje një vidhë që do ta shpjesh poezinë në një shkallë më të lartë; do të bësh një poezi të çuditshme .
Përsëri Xhevua qesh .
D:-Edhe unë u sëmura dhe u shtrova në spital për 11 ditë. Unë e humba jo vetëm mendjen , po edhe këmbët, por m’u hap një vidhë në tru: vidha e të shkruarit aforizma, dmth fjalë të urta .
Xhevua qesh dhe thotë:
-Ashtu.
D:- Nuk dua të të shqetësoj . Së shpejti do të vij të të vizitoj me helikopter, se këmbët mezi më punojnë”, përfundon dialogu mes tyre.
Agolli lindi më 13 tetor 1931, në fshatin Menkulas të Devollit, në Korçë dhe u nda nga jeta më 3 shkurt 2017 në Tiranë.
Ndërkohë Spahiu lindi më 1 mars të vitit 1945 në Malind të Skraparit, dhe gjithashtu njihet nga lexuesit për poezitë mjaft të bukura.