“Valixhja e refugjatëve” përmes penelit të Agim Sulaj
Ekspozita “Rrënjët 2” e artistit Agim Sulaj vazhdon të jetë e hapur për artëdashësit kryeqytetas dhe këtë fillim vit si një atraksion i veçantë kulturor.
Janë 27 vepra që i prezantohen në këtë ekspozitë për publikun, punime në vaj dhe për herë të parë prezantohet dhe vizatimi origjinal i vlerësuar me çmim të parë në Londër “Valixhja e refugjatëve”.
Artisti Agim Sulaj në këtë ekspozitë sjell përmes artiti të tij temën e emigrimit ikjen dhe ardhjen e njerëzve si dhe valixhen si simbol për problemet e emigrimit.
Këto probleme ai i trajton si një lloj autoportreti i të gjithë shkallëve të vështirësisë që ai vetë personalisht i ka përjetuar dhe i sjell përmes viztamive dhe pikturave, duke u bërë një shembull për të tjerët.
Piktori dhe karikaturisti i njohur vjen me këtë ekspozitë në Tiranë në hotel Plaza pas asaj që çeli një vit më parë. Ekspozita “Rrënjët 2”, e cila është çelur më 26 dhjetor do të qëndrojë deri nga fundi i muajit shkurt 2018 për publikun.