“Valsi i lumturisë” i Aliçkës botohet në frëngjisht, me parathënie nga Kadare

Romani “Valsi i lumturisë”, i shkrimtarit Ylljet Aliçka është botuar edhe në Francë nga shtëpia e njohur botuese “L’esprit du temps”, përkthyer nga Michel Aubry (Mishel Obri).

Në parathënien e këtij botimi në gjuhën frënge, shkrimtari Ismail Kadare shkruan ndër të tjera: “Një roman i shkruar me art dhe dinjitet”. Ndërsa botuesi francez shkruan: “Një rrëfim jashtëzakonisht ironik dhe absurd, i frymëzuar nga një histori e rrallë, ku zbulohen dy botë, gjë e rrallë kjo për romanin tradicional. Është kjo qasje që e bën letërsinë e Aliçkës origjinale dhe njerëzore”.

Pas botimit të këtij romani në Itali, gazeta “Corriere della sera” ka shkruar: “Qesh hidhur tek lexon këtë roman, e megjithatë qesh.” Ndërsa, ish-ambasadori italian në Shqipëri, Mario Bova, shkruan në revistën L’indic: “Si vepër letrare, ‘Valsi i lumturisë’ i kapërcen fuqishëm kufijtë e një hapësire kombëtare e lokale, për të arritur fuqinë e një reflektimi mbarë-evropian, për tragjedinë e tmerrshme të fenomeneve të emigracionit drejt kontinentit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Romani “Valsi i lumturisë” mbështetet në një ngjarje të vërtetë. Në dhjetor të 1985-s, gjashtë anëtarët e familjes Popa, hynë ilegalisht në ambasadën italiane. Rasti i tyre bëhet çështje ndërkombëtare për Shqipërinë e vogël e të izoluar. Familja Popa, një familje e thjeshtë nga Durrësi, hyn tinëzisht (duke u hequr si turistë) në Ambasadë dhe aty kërkon menjëherë strehim politik. Shteti totalitar shqiptar pëson një tronditje të madhe nga ky gjest. I quan shtetasit e vet “kriminelë”. Një gjë të tillë, kush kishte guxuar ta bënte më parë ishte pushkatuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngjarja që erdhi nga këta njerëz të thjeshtë, mori përmasa të paparashikueshme ndërkombëtare. Gjashtë anëtarët e familjes Popa, nga frika e dënimit, deklaruan se do të vetëvriteshin nëse ambasadori italian i dorëzonte në duart e sigurimit të shtetit shqiptar. Ata u mbrojtën për rreth pesë vjet në ambasadën italiane, veprim që u bë shkak për tensionimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, por edhe shkak për kthimin e vëmendjes të ndërkombëtarëve drejt Shqipërisë.

Ambasada italiane rrethohet me mbi 600 policë. Përtej brigjeve, televizioni italian transmetonte ngjarjen reale nga Tirana.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?