Vasarely dhe arti që mashtron

Në Qendrën Pompidou në Paris, do të hapet ekspozita me veprat e artistit Victor Vasarely (1906-1997), që frymëzohej nga gjeometria, zebrat dhe kamuflazhi, transmeton Telegrafi.

Deri në fillim të viteve 1970, Vasarely ishte kudo i pranishëm. Nga historianët sot njihet si ‘gjyshi’ i Op Artit (mashtrimeve optike).

Renault, prodhuesi i automobilave, e punësoi për të ridizajnuar logon e famshme të kompanisë. David Bowie e angazhoi për kopertinën e albumit të tij “Space Oddity”. Të tjerët vidhnin fizikën poetike të tij.

Ekspozita që i kushtohet Vasarelyt në Paris, ka mbledhur më shumë se 300 piktura, vizatime dhe objekte të Pop Artit që përshkruajnë karrierën e tij si një novator i palodhur i artit abstrakt të shekullit XX.

Disa nga veprat më të njohura të tij, mund t’i shihni më poshtë. /Telegrafi/

Vega 222, 1969-1970

Logoja e Renaultit, 1972

Zèbres-A, 1938

Kroa MC, 1970

Vonal Zold, 1968

Victor Vasarely më 1960

Hommage à Malévitch, 1954-1958

Vega, 1956

Szem, 1970

SHKARKO APP