Vasili Arkhipov ka gjasa të ketë penguar shpërthimin e luftës bërthamore

Seria: Njerëzit pak të njohur në histori, por që e ndryshuan mënyrën se si jetojmë çdo ditë

Gjatë krizës së raketave kubane, dhe karantinës që SHBA imponoi ndaj anijeve që i afroheshin Kubës, Vasili Arkhipov ishte i dyti në komandën e nëndetëses sovjetike B-59, një anije me fuqi konvencionale, e cila kishte në bord disa armë bërthamore.

Kur aeroplanmbajtësja amrikane “USS Randolph”, zbuloi praninë e nëndetëses sovjetike, filloi të bënte manovra, në një përpjekje për ta detyruar nëndetësen të dilte në sipërfaqe. Tre oficerë në bordin e B-59, komandanti, oficeri politik dhe Arkhipov, komandanti i flotiljes, duhej të ishin në një zë në lidhje me goditjen apo me jo me silurë bërthamorë të “USS Randolph”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy prej tyre ishin pro ndërsa Arkihipov kundërshtoi. Ai e urdhëroi nëndetësen të dilte në sipërfaqe, duke shmangur atë që do të ishte me siguri një luftë bërthamore midis Shteteve të Bashkuara dhe BRSS. / bota.al

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?