Vdekja s’është gjë e re në botë…

Nga Mitro Çela
1.
Me Dritëronë kam punuar dy vjet në gazetën “ZP”. Me Niko Nikollën ishim komshinj.
Të dy miqtë, rreth viteve ‘80-të mbritën në Berat. Shkuam në Balibardhë.
Bëmë konak në shtëpinë e mësuesit të fshatit.
Raki. Turshi. Gjizë. Djathë. Qep. Hudhra.
Nisi humori. I hollë. Tha Dritëroi:
-Poeti duhet të ketë një drasë mangut…
-Dy drasa, – tha Niko.- Me një drasë mangut bën bejte. Si “Ky kanal i Myzeqesë”?!Poeti i vërtetë duhet të jetë në prag të marrëzisë. Të pijë. Të bëhet thumb…Kështu i vjen muza?!
Dritëroi nisi të recitoi :
…S’krahësohet gjë në botë\
Me të shtrenjtën\ Shagane.
-E ka bërë Esenini. Poeti lirik më i madh i Rusisë. Dy vitet e fundit pinte drogë. Vodka pa doganë. Kishte stres. Makthe. Pikërisht në këto kohë shkroi poezitë më të bukura!-Tha-Dritëroi.-Kemi edhe ne Esenin tonë: Lasgush Poradeci!
2.
-Më erdhi një ditë Lasgushi në zyrë.-Tha Dritëroi.- Dua një sahat tavoline.
-Pse?
-E kisha një. Më humbi! E mbaja në xhep. Vija zilen dhe shihja orën.
-Pas një viti shkuam në Pogradec me Sadien. Në mbrëmje u ulëm tek turizmi i vjetër. Para nesh kaloi një burrë i vjetër. Për dore- një kone. U dëgjua një zile. Burri ndaloi. Nxorri sahatin nga xhepi dhe tha:
-Pusho moj e flamosur?!
-Është Lasgush Poradeci, i thashë Sadies!
-Sillej si i marrë. Por si Lasgushi, kombet, lindin një herë në 100 vjet!-Tha Niko Nikolla, që ishte nga Pogradeci.-
Fletëm në Dritëroi nisi të tregoi për Eseninin:
3.
-Lindi në katund. Si unë në Devoll. E edukoi gjyshi. 9 vjeç botoi poezinë e parë. I varfër, 15 vjeç shkoi në Shën Petërsburg. Punonte korrektor në gazetë. Në vitin 1913, u regjistrua si i jashtëm në universitet. Po atë vit u martua. Bëri një djalë. Baba-fëmijë: -17 vjeç!
-Në vitin 1916 botoi librin e parë me poezi. Brënda javës u bë poeti më i famshëm i Rusisë.
-Esenini u martua me pesë gra. Bëri katër fëmijë. Por ishte bioseks: kishte edhe një djalë të dashur.
-Nga gratë më e famëshme ishte: Isadora Dunkan: balerinë.
4.
-Isadora kishte lindur në Amerikë. Kishte dy fëmijë. U bë balerinë. U bë aqë e njohur sa quhet:”Nëna e baletit modern”.
Kërceu në San Fransisko. Në Berlin. Në Londër. Shkoi në Paris në vitin 1917. Bashkë me fëmijët.
-Një aksident me makinë dhe fëmijët u mbytën në Senë?!
-Tragjedi. U marros. U sëmur. U trishtua. Harroi baletin?!
-Në atë mot, vëllai i balerinës jetonte në Korfuz. E ftoi Isadorën. Ajo pranoi.
-Në një reportazh, ajo shkruan:”Kam jetuar dy muaj edhe në Santa Quaranta(Sarandë). Plazhe të virgjëra. Njerëzit të dashur. “
-Ishte “dashuruar” me Leninin. Në vitin 1921 shkoi në Moskë. Hapi një shkollë baleti.
-U njoh me Eseninin. U dashurua. U martuan. Shkuan bashkë në Amerikë. Ajo kërcente. Ai recitonte poezitë e tij. Shtypi amerikan e akuzoi: “Isadora! Ti je revolucionare”. Ajo u përgjigj:”Të gjithë artistët janë me Leninin!”
-Qeveria amerikane e përzuri. E ndaloi të kthehej për gjithmonë në Amerikë.
-U kthyen në Moskë. Pas një viti u nda me Eseninin.
-Isabela pati një fund tragjik. La Moskën dhe shkoi në Paris. Njohu një djalë. Ai kishte një makinë sportive: Bugati. E hapur.
-Një ditë hipi në makinë. Qëndroi në këmbë. Rreth qafës mbante një shall mëndafshi. U nis makina. Shalli u kap tek një nga rrotat e makinës…Dhe Isabela u mbyt! Pas vdekjes së fëmijëve, ajo e kërkonte vdekjen?!
5.
Në shkurt të vitit 1992, shkuam në Paris. Do bënim marveshje mes “Lë Figaro” dhe gazetës “RD” . Në delegacion ishte Berisha kryetar i Partisë Demokratike. Unë si kryeredaktor. Zëvëndësi im Filip Çakuli etj.
Sipas programit, kishim mëngjes pune me Ismail Kadarenë.
U ulëm në një restorant të njohur. Pasi folëm për politikën dhe u largua Doktori, Kadareja më pyeti:
-Jam marrë me një esse për Lasgush Poradecin. E ke takuar?
-Disa vite më parë isha në Pogradec me Teodor Kekon. E përshëndetë kur shëtiste me konen! Kaq!
-Unë me Helenën i shkonim në shtëpi. Veç Helenës, në shtëpi hynte një femër tjetër: Ana Luka. Shkodrane. Martuar në Pogradec. Femër e rrallë. Shumër zgjuar. I vdiq burri. Para se të shkonte në Shkodër ka marrë “thesare” nga bisedat me poetin?!
-Një pasdite Lasgushi më tha se po përkthente disa poezi nga Esenini.
-Të pëlqen? -Më pyeti poeti?
-E adhuroj! Po ti Mitro e lexon Eseninin?
-Pak. Më ka folur Dritëroi.
-Esenini lindi në vitin 1895. -Tha Ismaili.-Kur mbushi 21 vjeç botoi librin e parë. Vdiq në vitin 1925. Për 9 vjet, ka botuar 23 libra.
-Librat e tij, në fillim i ndaloi Buharini. Pastaj Stalini. Nuk u dha “jetë” as Hrushovi.
-Por poezia nuk “burgoset”. Unë isha student në Moskë. Nuk gjeje libra të Eseninit. Por njerëzit i kopjonin me dorë. I shtypnin ne shaptillograf. Benin tekse këngësh. Poezija e Eseninit është përkthyer në shumë gjuhë të botës.
-Po vdekja e Eseninit? 20 dhjetor 1925. Esenini ishte në Shën Petërsburg. Fjeti në hotel. Në mëngjes e gjetën të vdekur. Kishte prerë damarë. Me gjak shkroi një nga poezitë e tij më të bukura:
“Lamtumirë mik u im, lamtumirë \pa fjalë e lot!
Vetullat t’i ngrysesh, s’ke përse.\
Vdekja s’është gjë e re në botë.\
As të rrosh nuk është gjë e re.
-Në ato vite, mes studentëve, thuhej: Esenin e ka vrarë policia sekrete!

SHKARKO APP