Vdes Lucian Pintilie, kineasti i njohur i ndaluar nga regjimi komunist
Regjisori dhe kineasti rumun, Lucian Pintilie, i cili mërgoi në Francë pasi u ndalua nga regjimi komunist, vdiq dje në moshën 84-vjeçare, njoftoi spitali, Elias i Bukureshtit.
Regjisor i angazhuar, Lucian Pintilie mishëroi kinemanë rumune përgjatë 30 viteve, para se një valë tjetër e kineastëve të rinj, që ai kishte frymëzuar, të ishin të destinuar për skenën ndërkombëtare.
Ai mori në vitin 1998 çmimin special të jurisë në Mostran e Venecias për filmin “Terminus paradis”, ndërkohë që “Një verë e paharrueshme” (1994) dhe “Shumë vonë” (1996) u prezantuan për konkurrim në festivalin e Kanës.
Në vitin 1973, ai largohet nga Rumania dhe vendoset në Francë, ku ngjiti në Teatrin e Qytetit të Parisit pjesë nga Çehov, Jonesko, Gorki, Ibsen, Pirandelo dhe Strindberg.