Vdes në Livorno koreografi dhe balerini britanik Lindsay Kemp
Është ndarë nga jeta në moshën 80-vjecare, në Livorno, koreografi, aktori, balerini dhe regjisori britanik Lindsay Kemp.
Kemp ishte një nga artistët më të njohur të pantonimës dhe teatrit evropian.
I lindur në maj 1938 në Britaninë e Madhe, Lindsay Kemp u bë i njohur në vitet ’60 me trupën e parë të kërcimit dhe spektaklin me titull “Flowers”.
“E realizova këtë projekt me vetëm 500 stërlina të trashëguara nga halla ime”, ishte shprehur ai disa vite më vonë, sipas web-it të së përditshmes “La Repubblica”.
Ai u bë i famshëm për publikun e gjerë në bashkëpunimin me David Bowie në spektaklin “Ziggy Stardust”, gjatë koncerteve në vitin 1972.
“Kur një artist si Lindsay Kemp vdes, bashkë me të shuhet dhe një mori emocionesh, një krijues i guximshëm dhe revolucionar”, u shpreh në Twitter, aktori dhe regjisori italian, Alessandro Gassmann.
Lindasay Kemp jetonte në Livorno prej shumë vitesh, në qytetin toskan drejtonte një kurs kërcimi në Teatrin Goldoni.
Në vitet e fundit kishte punuar në një projekt të cilin do ta vinte në skenë në Como në shtator. Përveç koreografisë ai revolucionarizojë edhe pantonimën. Shumë i famshëm ka qenë interpretimi i maskës Pierrot.
Ikonike gjithashtu interpretimet e tij personale të ‘Endërr e një nate vere’ dhe e ‘Salome’.
Në vitet 70-të Big Parada e tij (një nderim për kinemanë memece) dhe Alice Lewic Carroll.
Në 1975 ai krijoi baletin ‘The Parades Gone By” për kompaninë Ballet Rambert, dhe në 1977 për të njëjtën kompani Cruel Garden e inspiruar nga Garcia Lorca.