Vdes në moshën 99-vjeçare animatori i filmit “Tom & Jerry”

Ka ndërruar jetë në moshën 99-vjeçari animatori Bob Givens, i cili dizejnoi disa nga personazhet vizatimorë më të dashur për njerëzit. Lajmin e dha vajza e tij Marian Givens, e cila tha se i ati ndërroi jetë që me 14 dhjetor në Burbank të Kalifornisë, por lajmi u bë i ditur dje. Bob Givens filloi të punonte në studiot e Walt Disney sapo mbaroi gjimnazin  në vitin 1937. Gjatë kohës së tij në Disney, Givens ndihmoi në krijimin e personazhe të njohur si Borëbardha, Braccio di Ferro, Tom & Jerry, Bucks Bunny, etj..

SHKARKO APP