Veprimtari solemne kushtuar akademikes së parë shqiptare, etnologes Andromaqi Gjergji
Me rastin e 11 shkurtit, Ditës Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, së bashku me Rrrjetin Shqiptar të Grave në Shkencë, organizojnë veprimtarinë solemne “Të jesh e para në traditë”, kushtuar akademikes së parë shqiptare, etnologes Andromaqi Gjergji.
Veprimtaria do të zhvillohet online në datën 11 shkurt, në orën 10.30.
Programi i veprimtarisë
E enjte, 11 shkurt 2021
10.15 – 10.30 Regjistrimi online
10.30 – 11.00 Hapja e veprimtarisë dhe përshëndetje nga:
Kryetari i Akademisë akad. Skënder Gjinushi
Ministria e Arsimit znj. Evis Kushi
Ministria e Kulturës znj. Elva Margariti
Znj. Drita Kadriu, Rrjeti kosovar i grave në shkencë
Znj. Mikaela Minga, Akademia e të rinjve
Znj. Zhulieta Harasani, Rrjeti shqiptar i grave në shkencë
11.00 – 11.15 Roli i akad. Andromaqi Gjergji në zhvillimin e etnologjisë shqiptare (prof. Afërdita Onuzi)
11.15 – 11.30 Kujtime nga bashkëpunimi me Andromaqi Gjergjin (akad. Emeritus Mark Tirta)
11.30 – 11.45 Kontributi i akad. Andromaqi Gjergji për pasurimin e arkivave etnografike (dr. Ermela Broci)
11.45 – 12.30 Fjalë të lira nga pjesëmarrësit (deri tre minuta)
12.30 Mbyllja e veprimtarisë
Linku për pjesëmarrje online:
Meeting ID: 843 2947 3054; Passcode: 825779
https://us02web.zoom.us/j/84329473054?pwd=ckV4QzU5dzBSM21ydHBXRFFQQzFrUT09
GJERGJI Andromaqi (1928–2015). Etno-loge, profesore, akademike. Lindi në Korçë, ku kreu dhe shkollën e mesme. Në v. 1947–1949 ndoqi studimet në Institutin e Lartë Pedagogjik Dyvjeçar të Tiranës (shih) dhe filloi punën në sektorin e etnografisë në Institutin e Shkencave (shih). Më vonë plotësoi studimet e larta dhe u diplomua në degën e historisë të UT. Vijoi punën si etnologe në Institutin e Historisë e të Gjuhësisë, dhe më vonë në Institutin e Kulturës Popullore – (shih). A.Gj. është studiuese e specializuar në fushën e veshjeve popullore shqiptare. Rezultatet e kërkimeve të gjata shkencore në terren (1949–1981) dhe të studimeve të saj i ka pasqyruar në një varg artikujsh dhe në veprën përgjithësuese: “Veshjet shqiptare në shekuj” (Tiranë, 1988). Një numër studimesh të saj i kushtohen mënyrës së jetesës, kushteve materiale të jetës familjare e shoqërore, sidomos në fshat, duke trajtuar edhe disa mbijetoja të hershme. Një pjesë e tyre është përmbledhur në vëllimin: “Mënyra e jetesës në shekujt XIII–XX” (Tiranë, 2002). Është bashkautore në veprat: “Histori e artit shqiptar” (1990), “Veshje Popullore Shqiptare – Albanian Popular Costumes” (vëll. I, 1999; vëll. III, 2005), “Albania a Patrimony of Europian Values” (2000), si dhe në tekstet mësimore: “Historia e artit shqiptar” (1990), “Veshje popullore” (1989) dhe “Ligjërata për etnologjinë shqiptare” (2001, ribotim 2005). A.Gj. ka dhënë ndihmesë me vlerë edhe në fushën e muzeologjisë. A.Gj. është e para grua anëtare e ASHSH (1999). Është dekoruar me Urdhrin “Mjeshtër i Madh i Punës”.