(VIDEO) Aktori shet librat në shesh: Ramën e mallkova për teatrin, por e dua si artist
Aktori nga Kosova, Çun Lajçi ka nisur të dalë në shesh për të shitur librat e tij gjatë pandemisë. Së fundmi ai ka mbërritur në Tiranë ku interpreton edhe me Lahutë.
Pas disa ditësh në sheshin e Prishtinës, aktori Çun Lajci ka mbërritur në Tiranë, ku është vendosur në Sheshin Skënderbej për të shitur vetë, librin e tij me titull “Bastardët”. I njohur për rolet artistike por dhe poezitë qe i shkruan dhe interpreton duke i postuar në rrjetet sociale, ai ka zgjedhur rrugën në vend të Teatrit sidomos prej pandemisë.
“Tu e ditë situaën se vijne gjeneratat e reja e ta marrin skenën e nuk të thërrasin më, i thashë vetes, a ka lindur teatri në rrugë? Po ka lindur. Kam shkuar në Rugovë me lahutën time dhe kam filmuar poezitë dhe kjo ishte thirrje për dy ministre pse lahutën ta marrin serbët e të hyjnë në Unesco”, thotë aktori.
I zhgënjyer nga situata artsitike te të dyja vendet, aktori, komenton edhe ngjarjet e fundit, duke e nisur fjalën e tij, prej nje kendvështrimi për kryeministrin e Shqipërisë.
“E dua si artist, vërtet e dua shume dhe në të vërtetë jam shumë kundër tij. E kam sharë e kam mallkuar për shkak të teatrit, kurre me të nuk kam folur, nuk e di a më njeh a jo. E cilësoj të çmendur se ende e njoh si artist të çmendur në kuptimin e mirë të fjalës”, thotë Lajçi
Pandemia ka bllokuar jetën kulturore në Shqipëri e Kosovë. Në të dyja vendet, mbetet i paqartë fati i sezonit të ri dhe vetë artistëve të pavarur.