Vincenzo Peruggia, emigranti italian që vodhi Mona Lizën, duke e bërë të famshme veprën e Leonardos
Albert Vataj
Leonardo da Vinci, dhe piktura e tij, Mona Lizëa, nuk do të ishte dhe aq i famshëm dhe aq botërisht e njohur pa vlerën që i dha italiani, Vincenzo Peruggia (1881–1925) duke e vjedhur atë nga Muezu i Luvrit të hënën e 21 gushtit të vitit 1911. Me atë plaçkitje të guximshme të një të çmenduri, Mona Liza filloi ngjitjen e saj në stratosferën e famës kulturore, ndërsa fatkeqi Vincenzo Peruggia u fundos dhe më thellë në misteret e mjegullta të një famëkeqësi të paqartë. Si dhe pse e bëri Peruggia këtë vjedhje? Më e rëndësishmja, çfarë do të ndodhte nëse ai nuk do të kishte bërë? Këto janë pyetje që kanë mbetur atëditë e sot pa përgjigje. Por ajo që dihet saktësisht është se interesi për ta parë Mona Lizën, për ta ruajtur, për ta blerë ose edhe për ta rivjedhur u kthye në kryefjalë. Ajo eklipsoi gjithë madhështinë e artit për tu bërë piktura më vizituar dhe më e kushtueshme.
Më 21 gusht të viti 1911, Vincenzo Peruggia kreu atë që është përshkruar si vjedhja më e madhe e artit të shekullit të 20-të. Ishte një teori policore, që ish-punonjësi i Luvrit, u fsheh brenda muzeut të dielën e 20 gushtit, duke ditur që muzeu do të jetë i mbyllur të nesërmen.
Por, sipas marrjes në pyetje të Peruggia në Firence, pas arrestimit të tij, mësohet ai hyri në muze të hënën, më 21 gusht rreth orës 7 të mëngjesit, përmes derës ku po hynin punëtorët e tjerë të Luvrit. Ai tha se kishte veshur njërën prej uniformave të bardha që punonjësit e muzeut vishnin zakonshëm dhe nuk ishte i dallueshëm nga punëtorët e tjerë kur hyri. Kur Salon Carré, ku ishte varur Mona Lisa, ishte e zbrazët, ai ngriti pikturën nga katër kunjat e hekurt që e siguruan atë në mur dhe e çoi në një shkallë shërbimi, aty pranë. Atje, ai hoqi rastin dhe kornizën mbrojtëse.
Disa njerëz raportojnë se ai e fshehu pikturën nën veshjen që mbante. Por ky version nuk mund të kishte baza të vërteta pasi Peruggia ishte shtatshkurtër, saktësisht 160 cm, dhe piktura e Mona Lizës kishte përmasat 53 cm × 77 cm, kështu që nuk do të mund të kalonte pa u vënë re nën uniformën e veshur nga një person i asaj gjatësie. Nga deponimet e grabitësit mësohet se ai e ka mbështjellë në trup pikturën duke dalë nga Luvri përmes të njëjtës derë që kishte hyrë.
Gjithë sa mbeti ishte një hapësirë boshe në mur dhe një kornizë boshe aty pranë. Piktura kishte avulluar.
Sot në një qytet të vogël italian në kufirin e Zvicrës, ajo që ndodhi është pjesë e folklorit vendor. Dumenza është vendlindja e hajdutit të famshëm, Vincenzo Peruggia.
Silvio Peruggia thotë se gjyshi i tij vodhi Mona Lizën sepse ai donte të “bënte diçka tronditëse për faktin se Napoleoni vodhi shumë vepra arti nga Italia”.
Në fakt Leonardo da Vinci e kishte sjellë pikturën në Francë, ku thuhet se i ishte shitur mbretit François I.
Peruggia u arrestua në Firence pasi u përpoq ta ofronte atë tek tregtarët e artit. Ai tha se veproi jashtë atdhetarizmit dhe mori shtatë muaj burg. Shtëpia ku ai lindi ende mban një pllakë për nder të tij. Për disa ai është një hero.
“Jam i sigurt që Mona Liza është akoma këtu në Dumenza, e fshehur nën një tryezë dhe populli francez mori vetëm një kopje,” thotë ai. “E di që është pak e çmendur, por do të jem i lumtur nëse është vërtet kështu,” tha Renato Tosi, një turist nga Milano.
Mbetet ende e panjohur për vjedhjen e kryeveprës nga një njeri i përshkruar si “i thjeshtë”, i cili megjithatë mashtroi policinë për dy vjet më radhë.
Bota kishte hyrë tashmë në një etapë të re të ballafaqimit të vlerave me mjeshtrit, me hajdutët profesionist, të cilët mun të mos jenë aq pa fat sa Vincenzo Peruggia, por kurrë nuk do të mund të rrëmbejnë famën që e ngjiti në apogje këtë aventurier.