Violinisti me origjinë shqiptare i pëlqyer nga Putin: Më ftoi vetë ai
Elvin Hoxha është me origjinë nga Shkodra dhe ka luajtur në koncerte të mëdha në vende të ndryshme në botë. Ai tregoi në një lidhje me Skype për ”Shqipëria live” se ka luajtur në pallatin e Kremlinit, në Rusi. ”Putin më ka ftuar për të luajtur në pallatin e Kremlin. Luajta një koncert atje me orkestrën e Moskës. Më ftuan në Moskë edhe për disa herë të tjera”.
Elvini di shumë pak shqip, por thotë se gjithmonë e tregon origjinën e tij shqiptare. ”Kam qenë në Shqipëri për të takuar të afërmit dhe dy herë për koncerte.Do të vij në Tiranë pas disa muajsh, do të marr pjesë në një koncert në prill, që do të ndiqet online”.
Ai jeton në Gjermani dhe shkak është kultura e këtij vendi dhe mundësinë që ai gjen aty. “Erdha në Gjermani për të studiuar me një profesor të shkëlqyer violine. Qëllimi im është të luaj si solist”. E quajnë Paganini shkodran, por me modesti thotë se do të krijojë emrin e tij. ”Dua të jem Elvin Hoxha nga Shkodra”.