“Viti i Dantes”, qeveria vendos 2 milionë euro për realizimin e programit kulturor

Mbushen sivjet 700 vite nga vdekja e shkrimtarit më të madh italian, Dante Alighieri, autori i “Komedisë hyjnore”, e konsideruar kryevepra e letërsisë italiane e nga më të rëndësishme e letërsisë botërore, që shtatë shekuj më parë solli një vështrim filozofik e fetar mbi fatin e njeriut.

Për të nderuar kujtimin e shkrimtarit e poetit italian Dante Alighieri, Ministria e Artit dhe e Kulturës ka vënë në dispozicion një fond me mbi 2 milionë euro për realizimin e një programi kulturor kombëtar që do të vlerësoj figurën e shkrimtarit të madh, të veprave të tij si dhe të vendeve ku ai ka jetuar.

Viti 2021 apo viti Dantesk nisi me ekperiencën e një viti të rënduar për artin e kulturën italiane por dhe me pjekurinë për të nderuar shkrimtarin e madh ashtu siç ishte parashikuar e pavarësisht masave të detyrueshme anti pandemisë që vazhdojnë të mbajnë të mbyllur muzetë e të limitojnë lëvizjet e popullsisë italiane

Gjuhëtari, filozofi, poeti, shkrimtari, politikani Dante Alighieri lindi më 1265 në Firenze, qyteti që qysh në ditën e parë të vitit 2021, në muzeun “Galleria delgi Uffizzi” hapi zyrtarisht vitin dantesk me ekspozitën virtuale të titulluar “Për të parë sërish yjet” .

Për herë të parë do të jenë të vizitueshme virtualisht për publikun 88 skica që ilustrojnë poemën “Komedia Hyjnore”, e të  realizuara në fund të 500 nga piktori Federico Zuccari, i cili është dhe autori i afreskeve të Kupolës së Katedrales së Finrezes, Santa Maria del Fiore.

88 ilustrimet janë ndër më të rëndsishmet mbi veprën danteske deri para shekullit të XIX.

Galleria degli Uffizi e Firenzes ka mundësuar dixhitalizimin e tyre në versionin high defination, shoqëruar me një rrugëtim etapash që përcjell për publikun një përshkrim të plotë të Komedisë Hyjnore e të çdo detaji artit të mjeshtrit Zuccari.

Pikturat e tij kanë hyrë në pronësi të muzeut të Firenzes në vitin 1738 , si një dhuratë nga princesha Anna Maria Luisa de Medici, pinjollja e fundit e dinastisë fiorentine Medici, familja antike protagoniste e historisë italiane e europiane në periudhën kohore prej  shekullit të XV deri më XVIII.

88 ilustrimet deri më sot ishin të njohura vetëm nga studiuesit e të apasionuarit e veprës danteske e të mbledhur në një volum i cili krahas skicave përmbante për secilën dhe përshkrimin origjinal të Federico Zuccarit më anë të vargjeve të veprës danteske.

Drejtori i Muzeut Gallerie degli Uffizi të Firenzes, Eike Schmidt shprehet se “për herë të parë 88 pikturat do të ekspoziohen të plota e të shoqëruara me një analizë didaktike e shkencore që do të jetë e konsultueshme online për çdo person. Është një përmbledhje e rrallë e artit grafik por dhe për studiuesit e të apasionuarit e veprës danteske e muzeu ynë është i nderuar të nis vitin e 700 vjetori të përkujtimtit të  dekjes së Dante Alighierit me një ekspozitë të tillë.”

Dante Alighieri ndërroi jetë në Ravenna në natën mes 13 -14 shtatorit të 1321 në moshën 56 vjeçare. Për studiuesit ai konsiderohet dhe babai i gjuhës italiane pasi fama e përhapja e saj në botë pati si pikënisje “Komedinë hyjnore”, vepra më e rëndësishme e letërsisë italiane e kryevepër e letërsisë botërore.

Ndërsa Dante Alighieri u quajt “Poet Suprem”, që hyri në kulturën e masës e në atë akademike, si dhe në shumë dimensionet e artit e kulturës botërore.

SHKARKO APP