Viti i Skënderbeut, mbi 52 milionë lekë shtesë për aktivitetet

Qeveria miratoi një fond prej 52 200 000 lekësh, për mbulimin e shpenzimeve të aktiviteteve që do të realizohen në kuadër të vitit 2018, si “Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut”.

Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e djeshme, Këshilli i Ministrave miratoi këtë shtesë fondi në buxhetin e vitit 2018 të Ministrisë së Kulturës.

Nga ky fond, parashikohet që shuma prej 14 200 000 lekësh të shkojë në programin buxhetor “Trashëgimia kulturore dhe muzetë” në zërin “Shpenzime korente”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa në programin buxhetor “Art&kultura” kalon fondi prej 38 000 000 lekësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas vendimit të qeverisë, ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?