Viti Kulturor Austri- Shqipëri
Në datën 26 dhe 27 janar, Ambasada Austriake Tiranë në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar organizojnë konferencën historike dhe ekspozitën me titull “Monarkia Austro-Hungareze dhe Shqipëria në vitet 1916-1918″.
Ky aktivitet shënon dhe aktivitetin e parë, i cili zhvillohet në kuadër të “Vitit Kulturor Austri-Shqipëri 2018”. Për këtë arsye, ju ftojmë një orë para para çeljes zyrtare të konferencës historike, në një konferencë për shtyp, për të anonçuar pikë së pari Vitin Kulturor Austri- Shqipëri dhe njëkohësisht konferencën historike dhe eskpozitën në fjalë.
Konferenca për shtyp do të zhvillohet në hollin e Muzeut Kombëtar në datën 26.01.2018, ora 9.30.
· Ministrja e Kulturës znj. Mirela Kumbaro
· Ambasadori i Rep. të Austrisë në Shqipëri z. Johann Sattler
· Drejtori i Muzeut Kombëtar z. Dorian Koci
· Drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit znj. Zana Çela
· Sopranoja znj. Inva Mula
· Autorja, Studiuesja dhe Përkthyesja znj. Lindita Komani