Vlerësim për vlerat në Labëri

Servet  Tartari, Personalitet i shquar i Labërisë

Nga Bernard Zotaj & Zaho Golemi –

Biri i Bolenës që meriton vëmendje…

Fshati Bolenë shtrihet në Kurveleshin e Poshtëm dhe gjendet në Lumin e Vlorës. Ajo shtrihet rrëzë malit të Çipinit, që historikisht i ka dhënë vlera fshatit, Labërisë, Shqipërisë. “Bolena trimja bolenë, që bëre luftë me mbrenë…” është një këngë polifonilke e shenjtëruar. Bolena simbolizon shpirtin e kulluar të labit, vullnethekur në qëndresë, krenare në shekuj me gra e burra që kanë rrezatuar mirësi e personalitet duke i dhënë historisë dhe traditës shqiptare. Bolena është ndërgjegjia e zgjuar që i ka dhënë krahinës, Labërisë, Shqipërisë, dëshmimtare e lirisë, me njerëz punëtor dhe luftëtar për çështjen e atdheut. Bijtë dhe bijat e Bolenës dhurojnë krenari, dinjitet dhe lartësim të figurave fisnike, japin vlera të spikatura dhe meritojnë të jenë solid në panteonin e vërtetë të vlerave.

Servet Osmën Tartari ka lindur në Bolenë të rrethit Vlorë në shkurtin e vitit 1938. Ai vjen nga një familje patriotike. Në periudha të ndryshme historike, kjo familje ka treguar, atdhedashuri e bujari. Në këtë mjedis familjar dhe shoqëror u arsimua dhe u edukua Serveti. Arsimin fillor e kreu në vendlindje. Kam mbi 65 vjet jeton e punon në Tiranë. Në këto vitë është dalluar për krijimtari dhe veprimtari të ndryshme kushtuar vendlindjes, Labërisë dhe krahinave të vendit, të shtrirë dhe jashtë truallit shqiptar si në Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Stamboli, Selanik, Rusi etj. Gjurmët e këtyre veprimtarive i gjejmë në shkrimet e ndryshme dhe në botimet e librave për Labërinë. Në veprimtarinë e tij dallohen aktivitete historike, kulturore, sportive, për figura të shquara të kombit shqiptar.

Në kuadër të 81 vjetorit të lindjes së veprimtarit dhe veteranit të shoqatës AK “Labëria” për Tiranës, Servet Tartari, organizoi dhe zhvilloi një veprimtari për promovimin e vlerave të punës së tij në vite.  Dhe I akardoi titullin:”Personalitet i shquar i Labërisë”. Në veprimtari morën pjesë njerëz të të artit, sportit, miq dhe veprimtarë të degës, si Bashkim Qeli, Aliu, këshilltar i Presidentit Leonard Tase, komentatori sportive Dëfrim Methasani, Xhemil Çela, Xhevat Lluri, Xhelil Alid, Çezar Koshi, Safet Këlliçi, Asllan Zemani, Kristaq Janushi, Albert Zholi, etj.

Nderim dhe vlerësim i vlerave

Serveti ka qenë një ndër labët e parë që punoi për ringritjen e shoqatës “Labëria” në vitin 1998 si dhe kryetar i degës së Tiranës në vitet 2000-2003. Në këto vit ka zhvilluar një veprimtari të dukshme në gjallërimin e jetës së labërisë në Tiranë. Serveti është autor librash, ku dallojnë “Bolena në sportin Shqiptar”, si dhe dokumentari kushtuar sportiësëve, botimin e librit “Petrit Murzaku krenaria e sportit shqiptar”, si dhe filmin dokumentar legjenda Murzaku në rolin e skenaristit. Librin “Bolena në sportin shqiptar” vëllimi i dytë me 11 sportist të tjerë si dhe skenarist i dokumentarit “Aty ku lindin kampion”.

Kontribut ka dhënë në shoqatën “Labëria”, si anëtar i kryesisë së përgjithshme që nga Kuvendi i parë i saj. Ai ka kryer një sërë aktivitetesh, historike, kulturore, sportive, për figura të shquara të kombit shqiptar, duke filluar që nga Pishtina e deri në Gjirokastër, që janë përfshirë në librin “Në prushin e vllazërimit”.

Servet Tartari energjitë i derdhi në krijimtari, duke dhënë një kontribut, në evokimin dhe promovimin e vlerave historike, kulturore, të traditës, zakoneve, të folklorit e polifonisë në interes të përcjelljes për brezat e ardhëshme, si një pasuri kombëtare. Kontribut ka dhënë në Shoqatën “Labëria”, si anëtar i kryesisë së përgjithëshme, por edhe si kryetar i Shoqatës “Labëria” për Degën e Tiranës. Ka kryer një sërë aktivitetesh, historike, kulturore, sportive, për figura të shquara të kombit shqiptar, duke filluar që nga Pishtina e deri në Gjirokastër, që janë përfshirë në librin “Në prushin e vllazërimit”.

Për të gjithë pjesëmarrësit ishte një nderim dhe vlerësim i vlerave të Labërisë, të mëshiruara në antërë të veçantë të saj. Ndaj dhe biri i Bolenës u vlerësia si një ndër personalitetet e Labërisë me motivacion: Për kontribut dhe ndihmesë në ringritjen, funksionimin dhe gjallërimin e Shoqatës “Labëria”, për punë e përkushtim të palodhur në përjetësimin e figurave patriotike dhe sportive, për fotografim, filmim dhe evidentim të aktiviteteve, si dhe arkivimin të tyre në detyrën e ish-kryetarit të degës së SHKA “Labëria” për Tiranën, punë të cilën e bën me pasion prej vitesh. Në punën e tij ka shkruar reportazhe për Malin e Zi, Maqedoninë, Kosovën, Kroacinë, Stambollin, Selanikun, Shënpetërburgun, Moskë etj.

Libra dhe vlerësime

Për gati çerek shekulli shoqata “Labëria”i ka dhënë vlera dhe nderuar birin e saj si veprimtar i dalluar si dhe me mirënjohje për punën e përkushtimin ndaj shoqatës. Ai është aktivizuar dhe vleërsuar edhe nga “Unioni Artistik i Kombit Shqiptar”, shoqata “Devolli”, si themeluesi i shoqatës “Bolena”, anëtar në shoqatat “Kolonja Gjirokastër”, “Ali Pashë Tepelena” etj.

Presidenti i Republikës e nderon me titullin e “Mirënjohjes” në vitin 2012 me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, në vitin 2017, përsëri nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë është vlerësuar me titullin “Mjeshtër i Madh”.

Është shpallur “Nderi i Komunës Horë-Vranisht dhe “Personalitet i shquar Qarkut Vlorë. Në qershor 2015 ka marrë vlerësimin “Ambasador i Paqes”. Duke qenë një nga themelusit e shoqatës “Bolena”, është vlerësuar “Kryetar nderi i shoqatës “Bolena” dhe vlerësuar me titullin “Krenaria e fshatit Bolena”.

Përveç shkrimeve në gazeta të ndryshme, ka botuar librat “Bolena në Sportin Shqiptar” 1999, “Në Prushin e Vllazërimit” 2004, “Eriku në sytë tanë” 2007, “Asim Aliko legjendë” “Hero i Popullit” 2008, “Kujt t’i flas” poezi”, 2009, “Petrit Muzaku, krenaria e sportit shqiptar” 2010, “Bolena mozik drite” 2013, “Me zemër e me mendje”, “Labëria në Kuvende” 2014, “Bolena në sportin shqiptar” vëll. II 2015, “Prushi i Labërisë në zemër të kryeqytetit” 2016, “Gjeneza, fiset dhe historia”, 2018.

Serveti është anëtar i “Lidhjes së Shkrimtarve dhe Artistëve të Shqipërisë”, si dhe i “Shoqatës Profesionite të Gazetarve të Shqipërisë”. Ka qenë në grupin e punës në botimin e librit “Enciklopedia e Kurveleshit”.

Shoqata Atdhetare Kulturore “Labëria”, “Nderi  Kombit”. Servet Tartarit i akordoi titullin më të lart: ” Personalite i Shquar i Labërisë”

Këto vlerësime janë një sadisfaksion për labin Servet Tartari.

SHKARKO APP