Vogëlushët udhëtojnë këtë fundjavë në një destinacion magjik

Të gjithë vogëlushët do të kenë mundësi të udhëtojnë këtë fundjavë në një destinacion magjik, që banohet nga njerëz të vegjël, të quajtur “Liliput”.

Shfaqja “Guliver: Udhëtim në Liliput” nga autori Jonathan Swift, është vepra më e re që do të ngjitet në skenën e Teatrit të Kukullave.Kjo shfaqje do të bëj që fëmijët të futen në botë magjike të Guliverit dhe të eksplorojnë së bashku botën e Liliputëve.

Nën regjinë e Klajd Ymeri, kjo shfaqje është një nga më të njohurat dhe më të preferuar nga vogëlushët. Ajo vjen nën interpretimin e aktorëve: Aleksandër Grami, Elidon Alika, Sokol Myzeqari, Donika Ramollari, Leonard Daliu, Jorida Meta, Kliti Roshi dhe Marilda Furxhi.

Shfaqja vjen për publikun e vogël më 14 dhe 15 prill, ora 10:30 e 11:30 në Teatrin e Kukullave.

SHKARKO APP