Xhanfise Keko, pioniere e filmit shqiptar për fëmijë

18 vjet më parë, u nda nga jeta regjisorja e dashur për publikun shqiptar, Xhanfise Keko, një emër i paharruar i kinematografisë shqiptare dhe një pioniere e filmit për fëmijë. E nderuar me titullin “Nderi i Kombit”, Keko nuk ishte vetëm një artiste e respektuar, por edhe një zë i rrallë me ndjeshmëri të veçantë artistike.

Xhanfise Çipi Keko lindi më 27 janar 1928 në Gjirokastër. Ajo kreu studimet për montazh kinomatografik në Moskë dhe shquhet për aftësinë e saj të jashtëzakonshme për të treguar histori me mesazh njerëzor dhe edukativ. Një mbështetje e madhe në karrierën e saj ishte edhe bashkëshorti, regjisori dokumentarist Endri Keko, me të cilin ndau pasionin për kinemanë.

Rrugëtimi artistik i Xhanfise Kekos filloi në vitin 1952 si montazhiere dhe dokumentariste, duke ndërtuar gradualisht një karrierë të jashtëzakonshme. Ajo realizoi 12 filma artistikë të metrazhit të gjatë, të cilët u vlerësuan jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij. Filmat e saj për fëmijë nuk ishin thjesht histori në ekran, por gjithashtu mësime jete dhe kujtime që vazhdojnë të ndikojnë te brezat e rinj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit vlerëson se Xhanfise Keko i dha fëmijërisë shqiptare fytyrë, zë dhe ëndërr, duke e parë botën me sy të pastër dhe zemër të madhe. Përmes veprave të saj, ajo krijoi një trashëgimi të paharrueshme artistike dhe pedagogjike, duke u bërë simbol i artit kinematografik që edukon dhe emocionon.

Swiss Digital Mobile Reklama

Emri i saj mbetet i gjallë në historinë e filmit shqiptar dhe kujtimet e saj vazhdojnë të frymëzojnë artistë dhe publiku, duke e bërë Xhanfisjen një figurë të paharrueshme dhe një ikonë të kinemasë shqiptare

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?