“Zâ Fest” nis sot në Theth, Soreca: Rrugës drejt Thethit, ngjyra të mahnitshme të liqenit

Natyra mahnitëse e Thethit do të mirëpres sot nisjen e festivalit “ZA Fest” 2019. Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca pasi ka ftuar të apasionuarit e natyrës dhe muzikës  të bashkohen në Theth në Alpet shqiptare, sot ai është nisur me traget nga Komani në Fierzë, për t’ju bashkuar këtij eventi interesant.

“Në traget nga Komani në Fierzë, rrugës për në Theth për ZA Fest 2019, mbështetur nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri. Ngjyra të mahnitshme të liqenit dhe peizazhe të mrekullueshme. Një thesar që duhet ruajtur. Bashkohuni me ne në ZA Fest nga 2-4 gusht”, shprehet Soreca .

Në këtë edicion të tretë në këtë festival do marrin pjesë artistë të njohur shqiptarë, por dhe të huaj, që për tri netë do të jenë para publikut. Elina Dunit, Piers Faccini, Vlashent Sata, Arben Bajraktaraj, Bob Berkey, Agona Shporta dhe Don’t listen to your Neighbors janë pjesë e festivalit.

Gjithashtu aktivitete të tjera si hiking, joga, panair kulinarie, kinema verore, tregime e legjenda dhe biseda e hapur “Logu i Za Fest” do jenë pjesë e këtij aktiviteti.

SHKARKO APP