Za Fest bën bashkë artistët për natyrën

Nën tingujt e zërit të Vlashent Satës, të Zanit ashtu sic do të donë t’I thoshte ai, ashtu sikurse e pagëzoi tre vite më parë, Za Festin e tij. Kështu mblodhi edhe të tjerë miq, të tjerë artistë. Tani përkrah ndodhet Arben Bajraktaraj, i cili do të rrëfeje gojdhanat e këtij vendi. Banorët e Thethit kanë shumë për të treguar. I gjithë ky shesh këtu është mbushur plot, sepse Za Fest-i sapo filloi vitin e tij të tretë.

“Kishim planifikuar të vinim në Theth. Thjesht rastesi që ishte edhe festivali dhe po e shijojmë. Ne kemi ardhur sot. Kemi ardhur për poezinë, muzikën, besoj nesër do të bëjmë një udhëtim nga ujëvara. Jam nga Toronto, Kanada. Kemi gjysmë ore që kemi mbërritur, deri më tani është shumë bukur. Aktori është shumë komik. Është absolutisht shumë bukur, pamja është mahnitëse”, ishin disa nga opinionet e qytetarëve.

“Mendoj që do të qëndrojmë deri të shtunën. Të shijojmë këtë panormamë të bukur dhe festivalin, mezi po pres”, thotë një tjetër. “Është vend shumë i bukur. Më pëlqen shumë. Më pëlqejnë dritat. Për mendimin tim, ky është vendi më i bukur në Shqipëri. Këto janë punime artizanale të bëra nga artistë të ndryshëm në Tiranë, të bëra me shumë qejf për t’ia dhuruar festivalit. Jam nga Kili. Dua të mësoj më shumë nga ky vend. Është I bukur dhe ndihem I emocionuar që jam këtu në Theth”, thonë të tjerë.

Nata e parë soli në skenë Vlashent Satën, Arben Bajraktarajn, Don’ listen to you r neighbours, dhe Agona Shportën. Muzika shqip mbizotëroi dhe e gjitha kjo u shndërrua në magjike në qiell të hapur, e ajër të pastër. ”Bëra 15 kilometra mespërmes luginës së Valbonës, për të mbërritur këtu. Jam duke u futut më në brendësi të kulturës dhe natyrës shqiptare’, tha ambasadori Soreca. E nisët me qëllim pastrimin e mjedisit, vazhdoni t’i qëndroni ende këtij misioni? “Shpresojmë.Nuk është kollaj t’i nxisësh njerëzit të bëjnë kujdes. Po tentojmë të vazhdojmë në këtë drjetim. Është një nga temat më thelbësore të festivalit”, tha Vlashent Sala.

Një vesë e lehtë shiu nuk ka ndaluar që gjithçka të jetë gati këtu në Theth, për natën e dytë. Një natë edhe më e fuqishme. Pranë publikut. Mendohet që rreth 1500 persona kanë ardhur në Theth, pavarësisht se kapaciteti I këtushëm, nuk I kalon të 600 shtretër. “Kultura është e shumëllojshme, por ka dhe vertikalitet në kulturë. Janë disa gjëra që nganjëherë prekin më shumëq se sa të tjerat.Nëqoftëse arrijmë t’I prekim vetëm pak më shumë se zakonisht kjo do të kishte qenë më e bukura për ne”, tha Arben Bajraktaraj.

“Është bukur këtu. Edhe njerëzit janë të mrekullueshëm. Jetoj në malësi, në perëndim të SHBA, kështu që i dua malet, prandaj më pëlqen të jem këtu”, tha Bob Berkey. “Është ky shpirt i lirë. Nuk ka asnjë lloj formaliteti. Ka njëlloj lirie që për mua është shumë e rëndësishme. Me çfarë do ta joshësh publikun? Unë kam një band të ri, që e kam anglez dhe kemi këngë të përpunuara shqiptare. Disa këngë të reja, disa këngë të vjetra të aranxhuara ndryshe”, tha Elina Duni. “E bukura është që ti luan të njëjtën këngë, dhe në bazë të kulturës, mënyrës se si vendi dhe njerëzit janë edhe reagimi është i ndryshëm”, tha Pierc Faccini. Le të jemi vetvetja në një botë që gjithmonë e më tepër përpiqet të na konfirmojë. Le të jemi më të ndjeshëm karshi natyrës dhe mbrojtjes së mjedisit. Këto ishin disa nga mesazhet që Za Fest, tashmë tre vjeç përcolli përgjatë këtyre ditëve. /Top Channel/

SHKARKO APP