Zbulohen detaje nga Fest ‘59
Stafi drejtues i Festivalit të 59-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar realizoi sot një takim në mjediset e RTSH-së ku ishin të ftuar, autorët, interpretuesit dhe gazetarët e kulturës.
Drejtori i Festivalit, Martin Leka, prezantoi stafin e këtij edicioni, i cili do të mbajë firmën e regjisorit Pali Kule, skenar të gazetarit Blendi Salaj, i cili do të bashkëdrejtojë këtë edicion me aktoren dhe moderatoren Jonida Vokshi.
Në takim u shpalos platforma e Festivalit të 59-të i cili do të mbahet këtë vit në kushte të veçanta, për shkak të rrethanave të krijuara nga covid 19, në mjedis të hapur, pranë sheshit “Italia” në kryeqytet.
Interpretuesit kanë mundësi të përcjellin këngën e tyre artistiksht, nëpërmjet performancave që do të lejojnë jo më shumë se 7 persona në skenë, përfshirë interpretuesin, duke respektuar protokollin e masave anti-covid të përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Festivali do të mbahet midis datave 17-26 dhjetor, në varësi të kushteve të diktuara nga pandemia dhe moti.