FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbulohet guri me mbishkrimin e veçantë në bjeshkë, kërkohet ndihma e arkeologëve

Një zbulim interesant është bërë gjatë ditëve të fundit në bjeshkët e fshatit Xhuxh, në Mirditë.

Disa qytetarë kanë mundur të gjejnë një gur me disa mbishkrime të cilat nuk arrijmë t’i deshifrojmë dot.

Ata kërkojnë ndihmë nga arkeologët shqiptarë për të kuptuar diçka më shumë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga informacionet që jep personi që ka gjetur këtë gur, pranë këtij vendi ka qenë fortesa e luftëtarit Bato.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai shkruan në profilin e tij në Facebook:

Është zbuluar në Bjeshkët e Xhuxhës, në Fan të Mirditës, në mesin e muajit Korrik 2019. Duam mendimin dhe ndihmën e arkeologëve shqiptarë. Shumë pranë vendit është gjetur ky gur me këto mbishkrime. Ka pasur fortesën e tij luftëtari Bato si dhe ka pasur një qytezë të emërtuar “Rrethi i qytezës”. Këto mbishkrime janë gjetur në vendin e quajtur Përroi i Xhihrës, në bjeshkë të fshatit Xhuxhë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?