Zbulohet një qytet antik në Divjakë

Pranë qytetit të Divjakës janë zbuluar rrënojat e një vendbanimi antik, që ekipi i arkeologëve mendon se i përket gjysmës së dytë të shekullit VI p.e.s dhe ka qenë i banuar deri në shekullin III p.e.s, shkruan “WorldBulletin”, raporton ata.

Arkeologët shqiptarë dhe gjermanë kanë punuar për disa muaj në këto mbetje që mendohet se janë shtëpi rezidenciale, mure rrethuese dhe rrugë.

Qëllimi i këtij projekti është që të krijohet një hartë e Shqipërisë me të dhëna për zonat ku mund të ketë mbetje antike.

“Ajo që po përpiqemi të kuptojmë është se kush jetonte mes Apollonisë dhe Dyrrahut dhe se kush e ndërtoi këtë vendbanim. Babunja në Divjakë është përzgjedhur mes shumë zonave të tjera dhe për herë të parë po bëjmë këtu kërkime arkeologjike. Ky fshat kodrinor ka një organizim urban perfekt. Me një rrugë kryesore dhe 15 të vogla që të lidhura me atë në vendet e duhura”, thotë Manuel Fidler, një arkeolog i Universitetit të Berlinit.

Gërmimet në Divjakë po zhvillohen në pjesën kodrinore të zonës, ndërsa në qytetin antik të Arnisas do të vazhdojnë në muajt në vijim.

SHKARKO APP