Zbulohet tempulli greko-romak 2.200 vjeçar në Egjipt
Mbetjet e një tempulli greko-romak, 2.200 vjeçar, janë zbuluar në shkretëtirën perëndimore të Egjiptit.
Arkeologët kanë zbuluar skulpturën e kokës së një njeriu dhe dy statuja luani gëlqerore afër Siwa Oasis, vend që mendohet se është vizituar nga Aleksandri i Madh.
Mbetjet datojë midis shekullit të dytë para Krishtit dhe shekullit të tretë pas Krishtit. Muret e trashë prej guri dhe hyrja kryesore e tempullit, që çon në një oborr dhe në dhomat e tjera, janë zbuluar gjithashtu.
I ndodhur rreth 320 km në jug të Detit Mesdhe dhe 31 milje në perëndim të Siwa Oasis, ekspertët presin të gjejnë më shumë mbetje në vend.
Në mure ka motive greko-romake. Shkallët dhe kolonat e sipërme kanë modele të njohura të vezëve dhe shigjetave, që gjenden shpesh në arkitekturën e lashtë greke dhe romake, shkruan National Geographic.