Zbulohet xhamia e Tabakëve?

Punimet për rehabilimin e qendrës së Vlorës besohet se kanë nxjerrë në dritë rrënojat e xhamisë së famshme të tabakëve, një objekt i shekullit të 17 të shembur nga regjimi komunist. Një provë e fortë në dyert e ekspertëve është përputhja me të dhënat e kronikanit turk, Evlia Çelebiu.

Këto themele dyshohet se i përkasin xhamisë së Tabakëve të shekullit të 17 në Vlorë të shembur nga regjimi komunist në vitin 1962 për të ndërtuar siper saj një objekt shërbimi.

Rrënojat dolën në dritë gjatë punimeve për rehabilitimin e Qendrës Historike të Vlorës.

Orges Feimi: Nga verifikimet e dala dyshohet se kemi të bëjmë me themelet e vjetra të të quajturës ish-xhamia e Tabakëve.

Kreu Drejtorisë rajonale të Monumenteve në Vlorë Orges Feimi thotë se të dhënat përputhen me shënimet e kronikanit turk Evlia Çelebiu, por pritet fjala e fundit e ekspertëve.

Orges Feimi: Ai përshkruante që në qytetin e Vlorës ndodhen rreth 7 xhami.

Deri në një vendim se çfarë do të ndodhë me këto rrënoja, punimet për në këtë zonë janë ndërprerë.

SHKARKO APP