”Angjelina Arianiti Komneni-shpirti i Shenjtë i Arbërisë”, nga Zenepe Luka

Të shtunën u prezantua libri “Angjelina Arianiti Komneni-Shpirti i shenjtë i Arbërisë” i botuar nga gazetarja Zenepe Luka në 500 vjetorin e vdekjes së saj. Në 300 faqet e librit vijnë fakte dhe të dhëna për bijën e Gjergj Aranitit dhe motrën e Donika Kastriotit. Ky ishte amaneti i Ambasadores së Kombit Nermin Vlora Falaschi dhe misioni i Fondacionit me emrin e saj, që autorja e këtij libri e drejton prej 18 vjetësh, me mision promovimin e vlerave dhe kontributeve të gruas së shquar shqiptare në shekuj. Në faqet e librit vjen me fakte nderimi që i bëhet Shenjtores Angjelinë në Amerikë, Francë, Itali,Vojvodinë etj.

Kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli shprehu fjalët më të ndjera dhe vlerësuese për Lukën duke e cilësuar si një krenari dhe nder për qytetin. Edhe pse i thërret “Vlonjatja e Importuar”, kryebashkiaku Leli shprehet se ky libër mbart në faqet e saj gjak shqiptari dhe ndjesi atdhetare dhe për këtë secili duhet ta ketë në bibliotekën e tij.

“Biseda me ju është një kënaqësi e veçantë dhe ftesa që vjen nga ju është më e privilegjuar. U folën dhe thanë fjalë të ndjera për librin dhe sakrificën e bërjes së librit që nuk mund të ishte ndryshe nga emri i spikatur i një vlonjate e importuar si Zenepe Luka. Të kesh në bibliotekë këtë libër të shkruar me kaq pasion nga Zenepeja është të kesh pak gjak shqiptari të shkruar në faqet e këtij libri. Qyteti i Vlorës është i nderuar që ka një vlerë si Zenepja dhe kjo na bën krenar të gjithëve”, tha Leli

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?