Zgjidhet misteri i sarkofagut të zi, të gjetur në Egjipt

Ministria e Antikiteteve Egjiptiane njoftoi këtë të enjte se në sarkofagun e gjetur në një lagje të Aleksandrisë ka tri skelete që i përkasin ndoshta oficerëve ushtarakë ose luftëtarë dhe ajo që përfundon me spekullime është se mund të jenë mbetjet e Aleksandrit të Madh.

Në një komunikatë sekretari i përgjithshëm i këshillit suprem të Antikiteteve dhe shefi i misionit egjiptian, Mustafa Waziri tregon se sarkofagu prej graniti të zi i gjetur gjatë një inspektimi në gërmime të kryer në një terren privat në lagjen e Sidi Gaber ishte i mbushur me ujë. Një specialist i studimit të mumjeve dhe skeleteve, Shaaban Abdelmoneim tregoi se ekzaminimet e para të kockave tregojnë se ndoshta kanë qenë tre oficerë ushtarakë ose luftëtarë.

Një nga kafkat ka një plagë nga një heshtë thotë specialisti. Të tre skeletët u trasferuan në magazinat e Muzeut Kombëtar të Aleksandrisë për t’u studiuar. Brendia e sarkofagut ka qenë objekt i polemikave qysh kur u zbulua para tri javësh dhe që i përkiste periudhës ptolemake, shek III para krishtit.

Periudha greko-romake e Ptolemeut nisi në Egjipt me pushtimin e vendit nga Aleksandri i Madh në vitin 332 para krishtit dhe përfundoi me marrjen e Aleksandrisë nga romakët, 30 vite para Krishtit kur qeveriste vendin mbretëresha Kleopatra VII. Gjatë këtyre ditëve të fundit media të ndryshme të huaja duke cituar ekspertët egjiptianë u shprehën se në brendësi të sarkofagut mund të ishte mumja e një të udhëheqësi.

Ajo që ushqeu zhurmat në rrjetet sociale ishte se mund të bëhej fjalë për vetë Aleksandrin e Madh. / bota.al/

SHKARKO APP