“Zoti Masakër”, në skenën e teatrit “Kujtim Spahivogli”

Komedia më e mirë e dhjetë viteve të fundit do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Një vepër e shkëlqyer e Yasmin Raza mbi temën e saj të parapëlqyer hipokrizinë borgjeze.

“Zoti Masakër” është një vepër, e cila përmban konfliktin që në fillim. Dy çifte, në dukje të qytetëruar takohen për të rregulluar pasojat e një episodi të dhunshëm, i cili plasi ndërmjet dy fëmijëve të tyre. Djali i Alain dhe Anet i theu dy dhëmbë djalit të Mishel dhe Veronik. Prindërit e djalit dhunues vizitojnë prindërit e viktimës për të kërkuar falje  dhe për ta ndrequr gabimin, të paktën nga ana ekonomike. Gjatë vizitës, gjërat fillojnë me diplomaci, por gradualisht, mes tyre rritet një tension. Me ndihmën e alkoolit, ky tension rritet, duke kapërcyer egërsisht mbi binarët e Eduart Albi. Një vepër, e cila është nominuar për gjashtë çmime “Tony”, prej të cilave mori tre.  Kjo ndodh shumë rrallë.

SHKARKO APP