1 miliard dollarë për parqet ‘‘Star Wars’’

Walt Disney hap nesër dyert e atraksionit më të ri dhe më ambicioz, parkut tematik ‘Star Wars, Galaxy Edge’. Dy parqe identike me një kosto prej një miliardi dollarësh janë projektuar për të kënaqur adhuruesit e shumtë të sagës fantastiko-shkencore.

Në Disneyland, në Anheim të Kalifornisë, një lumë dhe një hekurudhë u devijuan për të krijuar hapësirë, ndërsa parku i dytë në “Walt Disney World” në Orlando të Floridas, pritet të inagurohet më 29 gusht.

“Prej 40 vjetësh, adhuruesit kanë ëndërruar të ecin në një ambient origjinal si ai i Star Wars. Më në fund e kanë mundësinë për ta bërë këtë. Qëllimi ishte të tregoheshim ambiciozë, shumë ambiciozë, jo vetëm sa i përket përmasave, por edhe detajeve artistike dhe teknologjike”, tha Margaret Kerrison, përfaqësuese e Walt Disney.

Swiss Digital Desktop Reklama

Parqet tematike janë ato që gjenerojnë më shumë të ardhura për Disney, pasi rrjetet mediatike janë goditur nga gara dixhitale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?