10 mënyra si ta mbash shtëpinë të freskët
1) Grilat dhe dritaret GJITHMONË MBYLLUR!
Gati 30% e nxehtësisë vjen nga dritaret. Në këtë mënyrë, duke mbyllur grilat, tendat ose dritaret shmangni të nxehtin. Kjo vlen më së shumti për shtëpinë që janë të pozicionuara nga dielli. Mbajni hapur në periudhën kur dielli nuk është fort i nxehtë dhe në pikun e vapës mbyllini menjëherë.
2) Bëni të kundërtën e asaj që bënit në dimër
Gjatë dimrit, një shishe me ujë të nxehtë na ndihmonte për t’i mbajtur këmbët e ngrohta. Gjatë verës, mbani pranë një shishe me ujë të ftohtë. Kaq e thjeshtë!
3) Përdorni dritat LED
Llampat inkandeshente e harxhojnë të paktën 90% të energjisë së tyre në nxehtësi. Kështu zëvendësojini me llampat ekologjike LED, që përpos temperaturës, ulin edhe harxhimet te fatura e energjisë elektrike.
4) Gatuani me zgjuarsi
Soba e gatimit ose furra sigurisht që do të ngrohin ambientin. Në të tilla kushte, kufizojeni gatimin në nxehtësi duke zgjedhur produkte të freskëta dhe të papërpunuara që nuk kërkojnë gatim të gjatë.
5) Investoni te bimët
Jo vetëm për dekor, por bimët shërbejnë edhe si një mburojë e mirë për të ndaluar të nxehtin.
6) Dushi si boomerang
Një dush mund ta përkeqësojë më keq situatën. Prandaj lahuni në oraret kur koha është më e freskët, në mënyrë që të mos përballeni me avullin e panevojshëm. Sigurisht kjo vlen më shumë për personat që vdesin për ujin e ngrohtë.
7) E bardha
Ngjyra e bardhë nuk lejon depërtimin e rrezeve të diellit ndaj gjatë verës këshillohet përdorimi i perdeve të bardha.
8) Freskohuni
Mos harroni temperaturën e trupit në përpjekje për të rregulluar temperaturën e shtëpisë. Pini lëngje të freskëta dhe vishni rroba me materiale pambuku.
9) Fikni pajisjet elektroshtëpiake të panevojshme
Kujt i duhet më tepër nxehtësi? Askujt. Hiqni nga priza pajisjet që nuk ju duhen. Mos harroni, fikni edhe dritat.
10) Sigurisht që është gjithnjë kondisioneri/ventilatori
Nëse sërish nuk e përballoni dot të nxehtin edhe pas nëntë këshillave të mësipërme, drejtohuni te dashuria e verës – kondisioneri/ventilatori. Për informacion më shumë, një ventilator harxhon mesatarisht 15 herë më pak se kondisioneri.