10 qytetet më të ndotura në botë (FOTO)

 

Ndërsa teknologjia dhe industria ka avancuar gjithmonë e më shumë, duke e bërë jetën tonë më të lehtë, nga ana tjetër këto inovacione gjigande kanë shkaktuar një problem të madh, ndotjen.
Duke përjashtuar zonat e pazhvilluara dhe më të largëta, pothuajse e gjithë bota po përballet me problemin e ndotjes. Megjithatë, ka ende qytete që i kanë “shpëtuar” ndotjes në këtë shkallë, por njëkohësisht ka edhe qytete ku ndotja ka arritur shkallën më të lartë të mundshme, duke u kthyer në rrezik për qytetarët.
Më poshtë, ju sjellim një listë me 10 qytetet më të ndotura në botë:

1. Linfen, Kinë

Ky qytet ka rreth 3 milionë banorë, të cilët janë prekur nga sëmundje të ndryshme për shkak të ndotjes. Qyteti i Linfen në Kinë është qyteti më i ndotur në botë. Ai ndodhet në provincën Shanxi, afër qëndrës së prodhimit të qymyrit.

2. Tianying, Kinë

Pas qytetit të Linfen që renditet në vendin e parë si qyteti më i ndotur, një tjetër qytet kinez e pason atë. Qyteti i Tianying, që ndodhet në rajonin verilindor të vendit, renditet qyteti i dytë më i ndotur në botë, kjo sepse aty prodhohen metale të ndryshme të rënda. Si shkak i ndotjes, shumë njërëz kanë humbur kujtesën dhe vuajnë nga halucinacionet.

3. Sukinda, India

Sukinda është një qytet indian, që shquhet për minierat, përpunimin e kromit dhe disa metale të rënda. 97% e furnizimit të kromit të Indisë vjen nga ky qytet dhe renditet si një nga më të ndoturit në botë. 2.6 milion njerëz që jetojnë në qytet janë diagnostifikuar me kancer.

4. Vapi, Indi

Vapi është një qytet, ujërat dhe tokat, e të cilit janë të ndotura shumë me kimikate dhe metale të dëmshme. Nëntoka e saj thuhet se përmban merkur, niveli i të cilit është 96 herë më i lartë, sesa niveli që është konsideruar i sigurt nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Ndotja ka bërë që njerëzit të vuajnë nga dobësia e muskujve, vështirësi në shikim dhe defiçite të tjera neurologjike.

5. La Oroya, Peru

Të gjithë e dinë se plumbi është i dëmshëm për shëndetin, veçanërisht për të rinjtë. Në qytetin, La Oroya në Peru 99 nga 100 fëmijë janë prekur nga çrregullime të ndryshme shëndetësore, si pasojë e nivelit të lartë të ndotjes nga plumbi në qytet.

6. Dzerzhinsk, Russia

Qyteti i Dzerzhinisk në Rusi është një nga qytetet më të ndotur në botë dhe jetëgjatësia mesatare është mjaft e ulët. Burrat zakonisht vdesin në moshën 42, ndërsa gratë nuk jetojnë më shumë sesa 47. Midis viteve 1930 dhe 1998, mbi 300.000 ton mbetje kimike u hodhën në Dzerzhinsk.

7. Çernobili, Ukrahinë

Nëse mendoni se shpërthimet bërthamore të Hiroshimës dhe Nagasakit kanë sjellë pasojat më negative për njerëzimin, atëherë do të thotë që nuk keni dëgjuar për Çernobilin. Katastrafa e Çernobilit është konsideruar fatkeqësia më e keqe në histori dhe sot ky qytet është nga më të ndoturit.

8. Norilsk, Rusi

Mund ta merrni me mend sesa zink, arsenik, plumb, kadnium, selen, bakër lëshohet në një vit në ajrin e Norilskut në Rusi? Mendohet të jetë mbi 4 milion ton ajër i ndotur. Në këtë qytet nuk gjendet asnjë pemë.

9. Sumgayit, Azerbajxhan

Sumgayit është një qytet i Azerbajxhanit, ku vetëm në një vit depozitohen 120.000 ton mbetje toksike, që shkatërrojnë shëndetin e qytetit. 

10. Kabwe, Zambia

Dhe lista me 10 qytetet më të ndotura në botë, mbyllet me qytetin Kabëe të Zambias. Qyteti shquhet për depozitat e plumbit dhe nivelin e lartë të këtij të fundit në trupin e banorëve të qytetit.

Burimi: Curiosity Aroused
Përshtati: Sidorela Lepri 

SHKARKO APP