11-vjeçari vret hajdutin që hyri në shtëpi

Një djalosh i vogël qëlloi dhe vrau një hajdut, që kishte hyrë në shtëpi ndërsa ai ishte vetëm me motrën e tij më të vogël. Ngjarja u regjistrua në SHBA. 11-vjeçari qëlloi vetëm një herë me pistoletë adoleshentin hajdut. Ai kishte edhe një bashkëpunëtor. Mësohet se të dy kishin tentuar edhe dy herë të tjera të hynin në shtëpinë e 11-vjeçarit. Nëna e 11-vjeçarit është marrë në pyetje. Ajo tha se armën e kishte blerë pasi kishte pasur disa herë tentativa për ta vjedhur shtëpinë e saj. Por policia ka kërkuar të mësojë se përse i la fëmijët vetëm dhe përse fëmija kishte akses tek arma.

 

SHKARKO APP