15 gjërat që një femër duhet t’i mbajë gjithmonë
A është dollapi juaj pajisur me të gjitha këto gjëra të domosdoshme? Me sugjerimet e më poshtme për gjërat të cilat duhet t’i keni, do arrini të dukeni bukur në secilin rast…
1. Një bluzë të thjeshtë të bardhë. Një bluzë e thjeshtë, e hekurosur dhe e gatshme, të ju gjendet në ditët kur jeni në gati si dhe kur nuk ndjeheni se duhet të visheni dhe zbukuroheni.
2. Avulluese e veshjeve. Një gjë që të bën jetën shumë të lehtë.
3.Një copë stolie të trashëguar. Diçka që ka vlerë sentimentale për ju, të cilën e mbani në vete kur dëshironi të keni më shumë vetëbesim apo të shkëlqeni më tepër se zakonisht.
4. Triko e thjeshtëdhe e gjatë. Eshtë diçka që ju bën të ndjeheni thjeshtë dhe praktike.
5. Një fustan të zi për gjithçka. Mund të kombinohet, qoftë me take dhe me stoli, qoftë me atlete tenisi për ditët e zakonshme.
6. Kuti donacionesh. Mbani rrobat që nuk i bërdorni në një qese të madhe najlloni. Pasi të mbushet qesja atëherë kapeni dhe dërgojeni në qendrën më të afërt për donacione.
7. Një palë këpucë të kuqe.
8. Një palë këpucë të rehatshme. Gjeni diçka që ju përshtaten me këmbën, nëse nuk u dhëmbin këmbët mund të psuhtoni tërë botën!
9. Një xhaketë xhins. Kjo gjë mund të vishet mbi gjithçka.
10. Një buzëqeshje nga veshi në vesh. Buzëqeshja është një gjë që është në trend gjithnjë.
11. Kuti të memories. Çdo femër duhet të ketë një kuti në të cilën i mban gjërat më karakteristike për jetën e saj, nga letrat e para të dashurisë, biletat e koncerteve, në përgjithësi gjithçka që ia përkujton momentet e bukura të jetës.
12. Sytjena të rehatshme. Një gjë që ju bën të dukeni seksi dhe rehat.
13. Frigorifer për venë.
14. Varëse rrobash nga druri. Ata nga plastiku janë jashtë mode, varëset nga druri ju bëjnë të dukeni më e kujdesshme me rrobat e juaja.
15. Një varëse e mrekullueshme. Një e tillë që ndryshon pamjen e rrobave që vishni dhe që ju bën të dukeni speciale.