179-­vjeçari: Më kanë vdekur të gjithë, por vdekja më ka harruar mua

Mahashta Mûrasi është një indian, i cili pretendon të jetë i lindur në 1835-ën, tani është një plak 179-­vjeçar. Shumë persona e quajnë mashtrim këtë lajm të pabesueshëm e të pazakonshëm, por sipas "World News Daily Report", ai jo vetëm që është vetëm njeriu më i vjetër në botë, por edhe njeriu që ka jetuar më gjatë në gjithë historinë e njerëzimit (në bazë të Rekordeve Guinness Botërore).

“Prej vitesh më kanë vdekur të gjithë nipër e mbesa, ndërsa vdekja më ka harruar mua”, ka thënë 179-­vjeçari.

Sipas të dhënave të transmetuara, Mahashta Mûrasi ka lindur në Bangalore më 6 janar 1835 dhe jeton në Varanasi, ku punoi nga 1903 deri në vitin 1957, deri në pensionimin e tij në 122 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në njëfarë mënyre, vdekja më ka harruar. Dhe tani unë kam humbur të gjitha shpresat për të vdekur”, ka thënë Murasi. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?