20 vjeçari indian me 4 këmbë dhe ëndrra e tij e madhe (FOTO)

 

Jo në pak raste kemi dëgjuar për njerëzit, të cilët lindin me aftësi të ndryshme dhe të rralla. Ky është rasti i indianit 20 vjeçar Arun Rakput, të cilin ndryshe banorët e zonës e thërrasin djall. Kjo sepse ai ka lindur me 4 këmbë. Rakput ka dy këmbët shtesë në kurriz, "dhuratë" nga një binjak i pazhvilluar, por banorët e Farrukhabad e kanë detyruar të izolohet krejtësisht djalin fatkeq. "Njerëzit tallen me mua dhe më thonë që jam Djalli. Askush nuk më respekton sepse jam ndryshe nga të tjerët", tregon 20-vjeçari. Këmbët shtesë janë bërë një pengesë për 20 vjeçarin si për tu ulur, për të ecur rehat dhe e ka të vështirë të gjejë rroba për të veshur. Ai ëndërron që të bëjë një operacion për të hequr gjymtyrët e tepërta dhe një ditë të bëhet mësues.

S.L 

SHKARKO APP