29 vjeçarja vdes gjatë operacionit plastik, për të zmadhuar të pasmet

Kirurgjia plastike prej vitesh është bërë një nga bizneset me fitimprurës. Por, ajo është njëkohësisht edhe e rrezikshme.

Një 29-vjeçare britanike, nënë e tre fëmijëve, ka gjetur vdekjen në një operacion të tillë.

Leah Cambridge nga Leeds, ka humbur jetën brenda në sallën e operacionit, ndërsa ishte duke rregulluar të pasmet.

Ngjarja ka ndodhur në një klinikë në Izmir të Turqisë, ku shkojnë shumë njerëz të famshëm për të rregulluar difektet e tyre në trup.

Leah kishte paguar 3 mijë euro për këtë operacion, që në fakt i ka marrë jetën.

Bashkëshorti i saj është shprehur i tronditur, ndërkohë që për momentin nuk dihen ende shkaqet që çuan në vdekjen e saj.

 

SHKARKO APP