34 vjeçarja ndërroi jetë pas betejës me kancerin, i fejuari martohet me kufomën e saj
Një vajzë e re 34 vjeçare humbi jetën pas humbjes së bertejës me kancerin e gjirit.
Por burri i saj për të treguar dashurinë që kishte për të fejuarën e tij vendosi të martohej me kufomën e saj gjatë ceremonisë së funeralit.
Me zemër të thyer, 35-vjeçari Xu Shinan pa të fejuarën e tij Yang Liu me fustan të bardhë në arkivolin e rrethuar nga 169 buqeta me trëndafila rozë, ndërsa Xu Shinan lexoi premtimet e tij të dasmës për të.
Ceremonia prekëse u mbajt mëngjesin e të shtunës në provincën Dalian të Kinës Lindore dhe të pranishëm ishin familjet dhe miqtë e çiftit.
Ndër të tjera, Xu u shpreh përpara trupit të pajetë të partneres së tij: “Grua, të lutem mos u shqetëso! Pjesa tjetër e jetës sime vërtet do të jetë e mbushur me dhimbje, por unë nuk do të dorëzohem kurrë.”
Xu tregoi se nuk ishte larguar për asnjë çast nga trupi i pajetë e Yang për shtatë ditë nga vdekja e saj, e cila është pjesë e një tradite kineze për të respektuar personat që ndahen nga jeta.
Historia e trishtë e çiftit ka prekur mbarë botën dhe është shpërndarë në shumë media të njohura ndërkombëtare.