35-vjeçari në hall: Nuk kryej dot më marrëdhënie, sepse i gjithë fshati e di historinë time…
“E dashur psikologe, po vuaj nga impotenca dhe nuk mund të kryej marrëdhënie me të dashurën time të re, mendoj se kjo po ndodh për shkak të historisë sime të kaluar që e ka marrë vesh gjithë fshati.
Dy vjet më parë ish- gruaja ime më la për një burrë që takoi në një mbledhje me prindërit në shkollën e fëmijëve. Ata janë të dy të moshës 32-vjeçare, ndërsa unë jam 35 vjeç. Të gjithë na kanë përfolur dhe fëmijët e mi talleshin nga shokët në shkollë.
E kam patur shumë të vështirë. Fëmijët tanë një herë qëndrojnë me mua një herë më nënë e tyre dhe partnerin e saj.
Tani ka takuar një vajzë tjetër, por nuk jam aspak i mirë në intimitet. Ajo më thotë se nuk ka rëndësi, por unë dua t’i tregoj asaj që mund të jem një partner i mirë edhe në shtrat”, shprehet burri i dëshpëruar.
Psikologia: Ndarja duhet të ketë qenë shumë e dhimbshme, por unë vë bast që shumica e njerëzve në fshatin ku jetoni, janë në anën tuaj.
Më vjen mirë që keni gjetur një partnere tjetër dhe duket qartë se e dashuroni. Mos lejoni që kujtimet me ish-gruan të prishë të tashmen dhe të ardhmen tuaj.
Bëni seks pa presion. Përqendrohuni në masazh, puthje, përkëdhelje dhe kënaqësi të njëri-tjetrit.
/Ora News