4 mitet rreth gjumit që ju bëjnë edhe më të lodhur
Ka aq shumë studime në lidhje me kohëzgjatjen e gjumit saqë është më e lehtë të konfuzoheni, sesa të kuptoni se cila praktikë është më e mira për ju dhe zakonet tuaja të gjumit. Pavarësisht nga të gjitha dyshimet dhe pyetjet, ekzistojnë disa mite që janë të gabuara dhe nuk duhet t’i pranoni si të vërteta, sepse ato vetëm ju lënë më të lodhur.
1. Duhet të flini 8 orë
Ky mit është kaq i mërzitshëm! Seriozisht, si mund të kenë të gjithë të njëjtin orar gjumi? Njerëzit janë të ndryshëm dhe organizmat e tyre nuk reagojnë në të njëjtën mënyrë ndaj lodhjes dhe mungesës së gjumit. Koha normale për gjumë gjatë një nate është pesë deri në nëntë orë dhe kjo varet nga shumë faktorë, duke përfshirë shëndetin tuaj, vitalitetin tuaj, funksionin e trurit, llojin e dietës, zakonet dhe sistemin imunitar. Gjithashtu, nëse jeni një “zog nate”, mund t’ju duhet më shumë se 8 orë për t’u ndier clodhur dhe i gatshëm për të filluar ditën.
2. Ju mund ta “mësoni” organizmin tuaj me pak orë gjumë
Ky është një mendim i gabuar dhe jo i shëndetshëm. Disa njerëz flenë më pak sepse organizmi i tyre ndjehet mirë dhe nuk lodhet. Por, nuk mund të bësh që trupi dhe mendja të kenë nevojë për më pak pushim, veçanërisht nëse jeni merakli që mendja ju funksionon 24/7 si një orë dhe nuk i ndalon dot mendimet e tij. Nëse e detyroni trupin tuaj të mësohet me më pak gjumë, mund ta bëni atë të ndihet edhe më keq. Do të fitoni një orë plus, por kjo nuk do të jetë e dobishme sepse do të jeni të papërqendruar, të lodhur dhe pa energji.
3. Nëse një çift fle i ndarë, do të thotë që marrëdhënia do të marri fund së shpejti
Na vjen keq ekspertë, por kjo nuk është fare e vërtetë. Disa njerëz thjesht preferojnë të flenë të ndarë për shkak të zakoneve të gjumit, ose për shkak se partnerët e tyre i bezdisin duke qëndruar pranë tyre natën vonë në laptop, ose për shkak të gërhitjes, të kollës ose të lëvizjes së shpeshtë në krevat. Faktikisht, gjumi i ndarë mund të forcojë marrëdhëniet për ata që luftojnë me çështje të tilla, sepse të dy partnerët do të pushojnë mirë dhe do të ndihen të freskuar dhe të frymëzuar në mëngjes.
4. Ju mund ta rikuperoni gjumin gjatë fundjavave
Kjo është gjysëm mit dhe gjysmë e vërtetë. Ju mund të flini, por nuk mund ta ktheni energjinë dhe sistemin e fortë imunitar duke anashkaluar gjumin.