5 filma të cilat çdo ndërmarrës duhet t’i shikojë
Këtu janë 5 filma që çdo ndërmarrës duhet t’i shikojë:
Gleen Gary Gleen Ross: Bazuar në filmin që ka fituar çmimin Pulitzer të David Mamet, ky film eksploron botën e tërthortë të pasurive të patundshme në Çikago. Glengarry Glen Ross merr një vështrim më të thellë në gënjeshtrat dhe tradhëtitë që njerëzit i durojnë vetëm për të pasur sukses në biznes.
Përse ta shikoni? Për fat të keq, bota e biznesit mund të jetë brutale, dhe nëpërmjet këtij filmi ju mund të mësoni shumë. Film i vitit 1992 ilustron se sa e egër mund të jetë.
Pirates of silicon valley: Ky ishte një film i bërë për TV i publikuar në vitin 1999 që mbulon ditët e hershme të qendrës kryesore teknologjike të Amerikës dhe rritjen eventuale të Bill Gates dhe Steve Jobs. Filmi dokumentar ofron një pikëpamje interesante të jetës së themeluesve të Microsoft dhe Apple.
Përse ta shikoni? Ndërmarrësit janë ende në kërkim të frymëzimit nga këto dy figura. Ky dokumentar sigurisht jep udhëzime për të mësuar
Moneyball: Ju nuk duhet të jeni një tifoz bejsbolli për të shijuar portretizimin e menaxherit të përgjithshëm të Oakland A’s Billy Beane nga Brad Pitt. Për shkak se ekipi nuk kishte financat për të shpenzuar në lojtarë, Beane duhej të zbulonte një mënyrë unike për të konkurruar.
Përse ta shikoni? Beane duhej të ishte inovativ. Dhe kjo është një nga tiparet më të njohura të ndërmarrësve: duke zbuluar se si të bëhet diçka më mirë. Gjithashtu, Beane kurrë nuk dëgjoi njerëzit që dyshonin në suksesin e vizionit të tij dhe kurrë nuk u tërhoq nga vizioni i tij
The pursuit of happiness: Bazuar në historinë e vërtetë të Chris Gardner, ky film i Will Smith është një nga filmat më motivues për sipërmarrësit.
Përse ta shikoni? Edhe pse ai u bë i pastrehë dhe luftoi për të siguruar djalin e tij, Chris kurrë nuk hoqi dorë nga ëndrra e tij. Pasioni dhe sakrifica është diçka që çdo ndërmarrës duhet të jetë i gatshëm të përqafojë
Office space: Kjo komedi e vitit 1999 nga Mike Judge përqendrohet te Peter Gibbons (Ron Livingston), i cili përfundimisht zbulon se sa e urren të ulurit brenda një kabineti dhe marrjen e urdhërave nga shefi i tij Bill Lumbergh (Gary Cole).