5 mënyra për t’u ndjerë më afër natyrës

Shumica e njerëze që jetojnë në zonat urbane, kanë shumë probleme me gjetjen e hapësirave për të kaluar disa kohë vetëm, për të shijuar natyrën apo për të marrë pak ajër të pastër qoftë edhe për 10 minuta.

Ndryshojeni rutinën tuaj

Çdo fillim javë menaxhoni dhe krijoni një axhendë të përshtatshme për t’i lënë hapësirë edhe një shëtitje në natyrë ose një ore vrap në ditë. Edhe nëse nuk keni ballkon në shtëpinë tuaj, kafen e mëngjesit shumë mirë mund ta pini edhe pasi të keni hapur dritaren në mënyrë që të shijoni edhe më shumë ajrin e pastër. Kjo është një mënyrë më e mirë për t’u ndier të qetë.

Kushtojini vëmendje çdo bime që keni rreth vetes

Nëse u kushtoni më shumë rëndësi bimëve ose luleve që keni në shtëpi, dhe i shikoni më nga afër jini të sigurt se e gjithë dita do ju shkojë më mirë.

Ndaluni e qëndroni pak kohë në natyrë

Nëse zbrisni nga autobuzi dhe aty afër shikoni ndonjë park, apo qoftë edhe një hapësirë të vogël ku ka shumë gjelbërim ndaluni për disa minuta aty sepse me siguri do të relaksoheni e ndiheni të ç’lodhur.

Gjeni  online hapësirat e gjelbra

Me siguri keni parë që edhe në shtetet ku mungojnë më së shumti ditët me diell, ka shumë hapësira të gjelbërta ku njerëzit dalin dhe shpenzojnë kohën e tyre aty, në mënyrë që të jenë sa më të shëndetshëm. Prandaj sot përmes teknologjisë ju mund t’i gjeni shumë lehtë se ku ndodhen hapësirat e gjelbërta, ku doni të ç’lodheni.

Krijoni natyrën në dritaren tuaj

Për ata që nuk mund të dalin jashtë shtëpisë, foletë e zogjve afër dritares së dhomës tuaj mund t’iua bëjë jetën shumë herë më interesante sesa më parë.

SHKARKO APP