5 qytetet më të rrezikuara në botë për t’u goditur nga ndryshimet klimatike
Ngrohja globale, përmbytjet, zjarret dhe të gjitha fenomenet natyrore që po godasin sot botën mbarë nuk janë rezultat i rastësishëm që kanë ardhur nga hiçi.
Përkundrazi! Prej vitesh, ngrohja globale dhe ngjarje të tjera që kanë të bëjnë me klimën po kthehen në faktorë kërcënues për shoqërinë dhe njerëzimin që në çdo kohë mund të preket në mënyrë fatale nga këto fenomene. Një studim i fundit ka zbuluar tashmë se cilat janë pesë qytetet më të rrezikuara në botë për t’u prekur nga ndryshimet klimatike.
Bangkoku, Amsterdami dhe Melburni kryesojnë listën për riskun më të madh nga ndryshimet klimatike deri në vitin 2050. Rritja e niveleve të detit të shkaktuara nga një rritje e temperaturave globale do të godasë kryeqytetin e Tajlandës më shumë se çdo vit tjetër, thotë Indeksi i Nestpick në parashikimin e tij. Ndikimi do të jetë gati 100 herë më i keq se në qytetet e tjera si Oslo dhe St. Petersburg.
Amsterdami dhe qyteti Ho Chi Minh në Vietnam përballen me nivele të ngjashme të ndikimit, pretendon studimi, i cili përdor një seri projektesh të njohura bregdetare dhe analiza të rrezikut të klimës. Cardiff ishte qyteti i katërt më në rrezik nga ngritja e niveleve të detit dhe Londra ishte e shtata, nga 85 qytetet e marra në analizë.
Melburni, ndërkohë, përballet me kërcënimin më të madh nga nevoja e shtuar dhe disponueshmëria e ujit, zbuloi analiza e Nestpick.
Shumë vende që tashmë janë mjaft të nxehta në verë, rritja edhe më shumë e temperaturave do t’jua bëjë jetën më të ashpër edhe në mjediset me ajër të kondicionuar. Nestpick thotë se planifikuesit e qyteteve do të duhet të mësohen me ndryshimet e parashikuara në mënyrë që të vazhdojnë jetën normalisht.
Omer Kucukdere, themelues dhe Drejtor i Përgjithshëm i Nestpick, tha: “Një numër i qyteteve do të pësojnë ndryshime më drastike në klimë gjatë tre dekadave të ardhshme. Janë disa nga destinacionet më të njohura me migrantë që kërkojnë mundësi jashtë vendit. Ndërsa, Agjensia e Mjedisit në Mbretërinë e Bashkuar po planifikon të shpenzojë miliarda për të trajtuar përmbytjet në Londër.
Shumë kombe mund të mos kenë kapitalin për të vendosur masa të tilla të shtrenjta, ose as nuk mund të mbështesin idenë e financimit të masave për këto lloj situatash të paparashikuara”.
Studimi zbuloi se qyteti që do të përballet me rritjen më të lartë të temperaturës nga viti 2020 deri në 2050-ën ishte Ljubljana në Slloveni, ku mesatarja e temperaturave do të rritet me 3.53C.
Qyteti i pestë është New Orleans në SHBA, ku të tjera kërcënime klimatike pritet që ta godasin këtë vend vit pas viti./