5 zakonet e çuditshme që ju pengojnë të humbisni peshë
Pranvera është momenti ideal për të hequr kilogramët e tepërt që keni fituar gjatë dimrit. Edhe pse shumë njerëz kanë filluar që muajin e shkuar të ndjekin një dietë të rregullt ushqimore, të merren me aktivitet fizik ose palestër, sërish nuk arrijnë të humbasin kilogramët e tepërt.
Një shprehje e urtë popullore thote që dita e mirë duket që në mengjes, e njëjta gjë ndodh edhe me organizmin. Më poshtë do ju listojmë pesë veprime të caktuara, më saktë zakone të përditshme të mëngjesit që pengojnë rëndien në peshë.
1.Flini shumë: Sipas studimeve të ndryshme, një njeri me zhvillim fiziologjik normal duhet të flejë 7-8 orë në ditë.
Kjo është koha e mjaftueshme që i nevojitet organizmit të pushojë dhe të kryejë funksionet e eleminimit të toksinave. Kur flini më shumë, trupi prodhon më shumë kortizol, i cil është hormoni përgjegjës për urinë dhe ndikon në shtimin në peshë.
2.Bëheni gati në errësirë: Edhe pse mund të tingëllojë e pabesueshme, organizmi i njeriut ka nevojë të ekspozohet 20-30 minuta në mëngjes me dritën blu të agimit pasi aktivizon metabolizmin. Prandaj hapni grilat dhe dritaren që me të gdhirë.
3.Nuk rregulloni krevatin: Njerëzit që rregullojnë shtratin në mëngjes bëjnë gjumë më të mirë se përtacët që nuk e bëjnë këtë gjë. Gjumi i mirë ndihmon të keni e të ruani një peshë të shëndetshme.
4.Harroni të peshoheni: Një ndër teknikat më të mira për të humbur peshë është të peshoheni çdo mëngjes përpara se të hani ose pini.
5.Hani shumë pak për mëngjes: Një mëngjes i shëndetshëm dhe i pasur me proteina e karbodihrate është mënyra më e mirë për të nisur ditën. Mos u kufizoni vetëm tek kafeja ose një gotë qumësht, por merrni plot 600 kalori çdo mëngjes.