6 gjëra befasuese që njerëzit kanë bërë në gjumë!
Kuriozitete E Diel, 10 Maj 2020 10:48
Përgatitja e një vakti gjatë natës dhe harresa e tij në mëngjes nuk është e vetmja gjë e çuditshme që mund të jeni duke bërë teksa flini.
Episodet që mund t’ju ndodhin kur jeni të pavetëdijshëm variojnë dhe bëhen të habitshme. Sjelljet “jo fort të zakonshme”, sipas Fondacionit Amerikan të Gjumit, prekin 10 përqind të popullatës.
Përgjithësisht dy shkaktarët kryesorë të këtyre ndodhive janë mungesa e gjumit dhe stresi.
- Mesazhet/ Dërgimi i mesazheve me tekst ndërsa dikush fle, duken shumë të çuditshme, por nuk është fenomen befasues, meqë numri i njerëzve që flenë me telefonin pranë është shumë i madh. Një studim i Universitetit Villanova zbuloi se nga 300 studentë, 35 përqind e tyre çonin mesazhe kur flinin. Kjo nuk është gjë e dëmshme, por ama disi e sikletshme.
- Ngarja e makinës/ Disa nga gjërat që mund të bëni në gjumë mund të jenë të rrezikshme për sa kohë personi largohet nga shtëpia. Nuk janë të paprecedentë rastet kur njerëzit që flenë, i hipin makinës dhe fillojnë të udhëtojnë. Në të tilla raste ka pasur edhe aksidente.
- E folura ose të bërtiturat/ Ecja nëpër gjumë ose bisedat janë më së shumti të përhapura te fëmijët dhe episodet përfundojnë zakonisht gjatë pubertetit. Trembjet gjatë natës shpesh ndodhin te fëmijët. Ato janë riaktivizime të përgjigjes ndaj frikës në gjumë. Fëmijët që vuajnë nga vënia në lojë kanë më shumë gjasa të flasin apo bërtasin në gjumë. Megjithatë, këto episode ndodhin edhe te të rriturit.
- Përgatitja dhe ngrënia e ushqimit/ Studiuesit tregojnë se ata dinë raste të njerëzve që shkojnë në kuzhinë në mes të natës dhe hanë pa mendje qepë të gjalla, sikur të ishin mollë. Në mëngjes këta persona zgjoheshin pa e pasur idenë se çfarë u kishte ndodhur. Gjithashtu njerëzit në dieta kanë më shumë prirje të flenë dhe të hanë ushqim gjatë gjumit. Ushqimet që konsumohen janë përgjithësisht me shumë kalori, por ka edhe nga ato që nuk janë aspak ushqim, si për shembull akulli. Nuk është çudi që ngrënia përgjumësh mund të shkaktojë shëndoshje, probleme me dhëmbët ose dëmtime gjatë përgatitjes së ushqimit.
- Të bërit seks/ Gjumi dhe seksi mund të ndodhin te njerëzit që nuk janë të vetëdijshëm. Sipas kërkimit, ‘seksomia’ u raportua te 8 për qind e pacientëve me çrregullime klinike të gjumit dhe ndodhte tri herë më shpesh te meshkujt, se sa te femrat. Një specialist thotë se aktiviteti seksual i lidhur me gjumin është më i zakonshëm nga sa mund ta mendojnë shumica e njerëzve.
KOHA JONË SONDAZH







