6 shenjat që tregojnë se e keni humbur respektin në zyrë!

Mungesa e respektit mund ta tregojë veten në shumë mënyra në zyrë. Kjo mund të burojë nga kultura organizative, ose thjesht nga disa “vezë të këqija” në vendin e punës. Nëse bashkëpunëtorët tuaj nuk ju respektojnë, atëhere do të duhet ta mësoni këtë gjë para se se të ndaloni.

Je subjekt thashethemesh

Ok. Thashethemet janë pjesë e pothuajse çdo zyre. Kjo është jeta.

Gjithsesi, nëse jeni në mënyrë konstante pjesë e “mullirit të zhurmës” kjo atëhere është një problem. Si në rastin kur kolegët po flasin për jetën personale ashtu edhe për atë profesionale. Kjo është një shenjë që nuk po merr respektin që meriton.

Të injorojnë

Kjo është një formë e fshehtë e mungesës së respektit. Gjërat duket se janë mirë me kolegët,por ti e ndjen se thjeshtë nuk po dëgjohesh. Askush nuk e dëgjon atë që thua në takime. Kjo cilësohet si “teknika e shpatullës së ftohtë” që mund të dëshmojë se ju nuk shtoni vlerë bisedës ose se ju i bëni bisedat sikletosëse ose depresionuese.

Të vidhen idetë

Nuk ka gjë me frustruese sesa ku ke një koleg që merr meritat për punën tënde. Kjo mund të ndodhë jo domosdoshmërisht për qëllime djallëzore. Gjithsesi nëse bëhet zakon, është një shenjë që nuk po të respektojnë në ambientin e punës.

Autoriteti juaj në mënyrë konstante vihet në pikëpyetje ose nuk merret parasysh

Me politikën e zyrës, atë që është, mbase do të duhet të konkurrosh me të paktën disa kolegë për të arritur pushtetin në rrjedhën e karrierës suaj. Por nëse autoriteti juaj vihet vazhdimisht në pikëpyetje apo kritikohet  mbase duhet të mbash shënim veçanërisht nëse kundërshtarët janë në të njëjtin nivel ose poshtë jush në hierarki. Kjo është një shenjë që kolegët nuk ju marrin seriozisht aspak.

Koha juaj nuk vlerësohet

Kur ju respektoni njerëz, ju nuk humbisni kohën e tyre por kohën tuaj.

Mos bëj pyetje që mund t’u përgjigjesh vetë, mos planifiko takime që ju nuk keni nevojë dhe mos merr shumë kohë për t’u kthyer të njerëzit.

Në këtë rast,e kundërta është gjithashtu e vërtetë: kur ju nuk respektoni dikë, ju nuk e shihni kohën e tyre si të vlefshme.

Punonjësit që ju ndërpresin dhe mezi presin të shkarkojnë punën e tyre te ju janë mosrespektues për kohën tuaj të çmuar.

Të gënjejnë

Kjo është shumë e dukshme. Nëse kolegët nuk kanë vullnetin për t’u thënë ju të vërtetën ata me shumë gjasa nuk ju respektojnë realisht,pavarësisht motiveve.

SHKARKO APP